I pyetur nga gazetarët lidhur me ndikimin e sulmit agresiv të Rusisë në ekonominë shqiptare, kryeministri Edi Rama tha se kjo është një luftë reale në dyert e BE dhe ka imakt të vërtet mbi ekonominë, por megjithatë vendi ynë nuk është në një pozitë shqetësuese.
"Besoj që duhet t’i referohemi me kujdes në çdo detaj të gjithë listës së sanksioneve, është me specifika. Nuk është nën sanksion çdo mall dhe çdo material. Së dyti është e vërtet që sanksionet e Shqipërisë ndaj Rusisë janë irelevante ndaj aspektit të volumit, por nuk është Shqipëria ajo që vendos. Është e gjithë aleanca dhe Shqipëria është pjesë e aleancës dhe i përqafon të gjitha vendimet e aleancës.
Edhe Kosova edhe pse nuk është vend i aleancës, bie dakord me vendimet e aleancës. Nga hulumtimi që kemi bërë nuk do të kemi efekte shumë shqetësues . Sigurisht kjo është luftë reale, jo dokumentar, është reale në dyert e BE dhe shumë vende të BE ka shumë aktivitet me Rusinë. Këto sanksione krijojnë efekte, dhe jo vetëm në ekonominë e vendeve që kanë drejtpërdrejt marrëdhënie por edhe vendet që kanë marrëdhënie me to. Është si lajmërimi për krizën e energjisë, kishte shumë interpretime, përveçse për të vërtetën. Kur filluam thanë ne e prodhomë energjinë vetë, s’kemi nevojë për të tjerët. E para nuk e prodhomë të gjithën vetë, Shqipëria nuk e ka prodhuar vetë asnjë ditë të gjithë energjinë e nevojshme për konsumin e vetë që nga dita 1. Ne blejmë nga ndërkombëtare, pra ka rëndësi çmimet e ndërkombëtarëve. Ne shesim lirë dhe blejmë shtrenjtë, sepse shesim kur ka dhe blejmë kur s’ka. Shqipëria është vunerable. Ne kemi kthyer përmbys eksport-importin. E Dyta po punojmë për të ndërtuar Skavicën që është një gjë munguar, hidrocentralin. Është balancuesi i sistemit tonë. Na jep mundësinë për të mos hedhur më asnjë pikë ujë, mos të shesim më asnjë kilovat kur është më çmim të lirë, por ta mbledhim në rezervuar dhe ta depozitojmë si në bankë. E fundit është që ka shumë rendësi të vazhdojmë punën sepse jemi vend i NATO-s, dhe këto vende është në një tjetër regjim mbrojtjeje. Në rastin e Ukrainës kemi të bëjmë më një vend partner, por sipas kushtetues së NATO nuk e vë në lëvizje artikullin 5, që kur sulmohet njeri sulmojnë të gjithë. Shqipëria nuk është në NATO një vend në NATO për të pasur raketa, por për prioritetet të klonuara për bukuri në aleancës. Ka një plan të vetin për fuqizimin e ushtrisë. Kemi bazën ajrore të NATO-s që po ndërtojmë.
Nëse lufta e tretë botërore shpërthen nuk e evitojmë dot, nëse të tjerë e nisin. Lufta është e vërtet dhe ka impakt real në ekonomi. Sa, si, ku? Do të shihen në rrugën e zhvillimet të ngjarjeve. Pozicioni ynë është solid, por s’ka problem për ne veçanërisht, apo ndryshe nga e gjithë Europa.", u shpreh ai.
Lajmi kryesor: