Sulmi i Rusisë mbi Ukrainën, rriti çmimin e naftës, Bashkimi Tregtar: Karburanti në vend do kapërcej 200 lekë për litër! Energjia elektrike shtrenjtohet me 41 euro për megavat

Sulmi i Rusisë mbi Ukrainën, rriti çmimin e naftës, Bashkimi Tregtar: Karburanti në vend do kapërcej 200 lekë për litër! Energjia elektrike shtrenjtohet me 41 euro për megavat

Sulmet e Rusisë në Ukrainë

Roli dominues i Rusisë për furnizimin me gaz, mund të rris më tej çmimin e energjisë elektrike dhe të karburantit në Evropë. Rreth 35% e furnizimit me gaz natyror të Evropës sigurohet nga Rusia. Menjëherë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare pësoj një rritje të menjëhershme, duke shkuar në mbi 105 dollarë për fuçi për herë të parë që nga viti 2014.

Drejtuesja e Bashkimit Tregtar të Shqipërisë Mira Pogaçi thotë se ndikimet e konfliktit Rusi-Ukrainë, do të ketë efekte të gjithanshme në Shqipëri.

“Mendojmë që do të ndikoj në mënyrë masive pasi Rusia është tregu kryesor nga ku importojmë drithëra, grurë, misër, soj, më pas vjen Serbia dhe Ukraina”, pohon Pogaçi.

Sa i takon tregut të hidrokarbureve Pogaçi, pohon se çmimi i naftës mund të kapërcej mbi 200 lekë për litër, madje i druhet faktit që efektet e këtij konflikti mund të kenë pasoja në shumë sektor të tjerë të ekonomisë së Shqipërisë.

“Rritja e çmimit të gazit, të karburanteve, ku nafta po tregtohet në 100 dollar barela, duke shkuar në nivel historik. Nafta ka arritur në 200 lekë dhe pritet të rritet më tej. Të gjitha këto do të kenë një efekt zinxhir dhe shpresojmë të mos ketë një efekt si ortek bore që do të pasohet në të gjitha industritë, në udhëtime, në aviacion pasi aviacioni furnizohet nga Rusia për metale, dhe tregu i metaleve që dje ka shkuar në nivelin më të lartë që prej 2010, padyshim që kriza do të reflektohet në të gjitha produktet në treg”, tha Pogaçi.

Vetëm nga luhatjet e fundit të tregjeve ndërkombëtare pa nisur ende konflikti Rusi-Ukrainë, çmimi i karburantit në vend arriti në nivele rekord ku benzina kaloj 195 lekë për litër, nafta në nivelin 194-195 lekë për litër dhe gati në 90 lekë/litri.

Bazuar edhe në bursën HUPX, çmimi i energjisë, u rrit menjëherë pas sulmit rus, nga 178.4 euro për megavat që ishte çmimi një ditë më parë, sot ka arritur në 219.4 euro për megavat, dhe rritja pritet të vazhdojë edhe ditët në vijim ku të shtunën një megavat pritet të shitet me 229.2 euro për megavat.

Praktikisht brenda dy ditëve 24-25 shkurt çmimi i energjisë elektrike është rritur me 40.9 euro për megavat.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Injoranti: 26/02/2022 08:24

    Sa do te doja qe ndonjeri te me pergjigjeshe per burimet pasurore tonat, ku eshte nafta jone? Nga iken? Fal rregulluasit te tregut kemi çmime karburantesh me te shtrenjta se sa eurapa dhe rroga qe sdalin as per letren higjenike te banjes,jemi te paret ne bote per jte mizerabile

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Kastrati Group investime të mëdha në TIA: Shqipëria e para në botë per transportin ajror

Kastrati Group investime të mëdha në TIA: Shqipëria e para në botë per transportin ajror