22 të vdekur në koncertin e Ariana Grandes, pas 6 vitesh publikohen hetimet: Sulmi kamikaz mund të ishte parandaluar

22 të vdekur në koncertin e Ariana Grandes, pas 6 vitesh publikohen hetimet: Sulmi kamikaz mund të ishte parandaluar

Qytetarë të mbijetuar pas shpërthimit kamikaz në 2017-ën

Sulmi kamikaz në Manchester të Anglisë, që shkaktoi 22 të vdekur gjatë koncertit të këngëtares Ariana Grande në 2017-ën mund të ishte parandaluar. Në këto përfundime u arrit pas hetimeve të publikuara nga gjykata britanike, ku thuhet se agjencia e brendshme e inteligjencës britanike nuk veproi mjaft shpjejt për informacionin se dikush do të kryente sulm vetëvrasës.

Gjykatësi në pension John Saunders, i cili drejtoi hetimin për sulmin në Manchester Arena, tha se dështimi i inteligjencës britanike për të vepruar me shpejtësi çoi në ngjarjen e rëndë. Ai kishte kritikuar më parë stafin e arenës dhe policinë lokale për dështimin në identifikimin e sulmuesit si një kërcënim.

Kamikazi, 22-vjeçari Salman Abedi, shpërtheu një bombë në hollin e arenës në fund të koncertit ndërsa fansat u larguan nga shfaqja më 22 maj 2017. Më shumë se 100 persona u plagosën, përfshirë fëmijë dhe të rinj.

Pas bombardimeve, turneu i Ariana Grandes u pezullua deri në fillim të qershorit. Në një letër drejtuar fansave, Grande u zotua të kthehej në Mançester dhe shkroi se do të mendojë për njerëzit e prekur nga kjo tragjedi për gjithë pjesën tjetër të jetës së saj.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës