Sulmi kimik në Siri, SHBA: Përgjegjëse dhe Rusia, mbështet Assadin

Sulmi kimik në Siri, SHBA: Përgjegjëse dhe Rusia, mbështet Assadin

Sulmi kimik në një spital në qytetin Douma

SHBA ka reaguar ashpër pas sulmeve të ushtrisë siriane me lëndë kimike në një spital ku raportohet për 40 të vdekur dhe qindra të plagosur. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert tha përmes një deklarate se Shtetet e Bashkuara po ndjekin me vëmendje njoftimet shqetësuese se ka pasur një tjetër sulm me armë kimike në Siri, këtë radhë në një spital në Douma, ndërsa i tërheqin vëmendjen Rusisë.

Në deklaratë thuhet se “me mbështetjen e saj të palëkundur për regjimin sirian, Rusisë i bie përgjegjësia për këto sulme brutale që kanë në shenjestër civilë të panumërt dhe që po vrasin komunitetet më të pambrojtura siriane me armë kimike".

Kryengritësit thonë se forcat qeveritare hodhën bomba me kimikate helmuese dje, duke vrarë dhjetëra vetë ndërkohë që Siria vazhdon ofensivën kundër qytetit të fundit të kontrolluar nga opozita në Gutan lindore. Media shtetërore siriane i hodhi poshtë pretendimet e kryengritësve, ndërkohë që ushtria ndërmori sulme kundër Doumas që ndodhet pranë kryeqytetit.

Sipas organizatës Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, një bombë me gaz klorin goditi spitalin në Douma, megjithëse drejtori i organizatës tha se nuk mund të konfirmonte përdorimin e armëve kimike. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase