Sulmi kundër autobusit të Dortmund
Kancelarja Angela Merkel e tmerrua

Sulmi kundër autobusit të Dortmund<br />Kancelarja Angela Merkel e tmerrua
Kancelarja Gjermane, Angela Merkel ka dënuar ashpër sulmin ndaj autobusit ku udhëtonin futbollistët e Borussia Dortmund.
 
Merkel e tmerruar nga sulmi që shkaktoi frikë dhe ankth te futbollistët e cilësoi veprimin monstruoz.
 
“Kancelarja ishte e tmerruar nga lajmi për sulmin në autobusin e ekipit, sikur ishin të tmerruar edhe miliona njerëz çdokund”, u tha gazetarëve zëdhënësi Seibert.
 
Një ditë më parë në afërsi të autobusit të ekipit gjerman Borussia Dortmund, pak kohë pasi ishin nisur nga hoteli kanë ndodhur 3 shpërthime të fuqishme.
 
Agjencitë e lajmeve raportuan se mbrojtësi Bartra ka marrë lëndime në duar dhe këmbë nga thyerja e xhamave të autobusit, ku dhe u transportua menjëherë për në spital për trajtim mjekësor, ndërsa nga shpërthimet mbeti i plagosur edhe një polic.
 
Ndërkohë ndeshja mes Borussia Dortmundit dhe Monacos, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League, që ishte parashikuar të luhej pasditen e të martës është shtyrë për ditën e sotme në orën 18:45. Pas ngjarjes të gjithë futbollistët u shokuan ndërsa tifozëve iu kërkua të ruanin qetësinë.
 
Autoritetet gjermane po zhvillojnë hetime për lidhjen e mundshme të shpërthimeve me grupin ekstremist ISIS.
 
Një letër, me të cilën merret përgjegjësia, është gjetur afër vendit të shpërthimeve, ka thënë prokurorja, Sandra Leucke, por pa dhënë detaje të tjera.
 
Dukej se mesazhi sipas të përditshmeve u dërgohet të gjitha shteteve aleatë në luftën kundër Shtetit Islamik.
 
Ndërkohë media të tjera raportojnë se autoritetet janë në kërkim të një makine me targa të huaja duke u hetuar çdo lloj piste.
 
Për këtë arsye një tjetër hipotezë e policisë është edhe sulmi nga grupet neonaziste. Dortmund në fakt është një skuadër e cila ka shprehur përkrahje për refugjatët. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)