Sulmi,liderët botërorë në këmbë
Papa e Valls:Jemi në gjëndje lufte

Sulmi,liderët botërorë në këmbë<br />Papa e Valls:Jemi në gjëndje lufte
Nga anë e mbanë botës ka pasur reagime pas sulmeve terroriste në Francë.
 
Valls: Rrezik sulme të reja
Ende pa marrë veten nga tmerri që përjetoi dje në mbrëmje, Franca mund të goditet nga sulme të tjera terroriste. Paralajmërimin e dha sot në mbrëmje vetë kryeministri Manuell Valls gjatë një interviste për televizionin public francez. “Franca është në luftë me terroristët dhe duhet të përgatitet për sulme të reja”-tha Valls. Nga ana tjetër kryeministri theksoi se Franca do të vijojë sulmet dhe aksionin e saj ushtarak në Siri në ditët në vijim.
 

Papa:Është një copës e luftës së tretë botërore.
“Kjo është një copëz e luftës së tretë botërore dhe për këto gjëra nuk ka justifikime”.Kjo nuk është njerëzore, prandaj i jam pranë të gjithë Francës që e dua aq shumë”, ka thënë më tej ati i shenjtë. 

Ai është shprehur “i prekur dhe i hidhëruar” për ngjarjet e së premtes mbrëma, që sipas tij janë të vështira për t’u kuptuar edhe pse bëhen nga vetë njerëzit. 

“Për këtë jam i prekur, i hidhëruar dhe lutem. Jam pranë familjarëve të viktimave dhe lutem për të gjithë ata”, ka thënë më tej Papa Françesku.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter Papa Francesko shkruan se bashkohet me dhimbjen e të përfshirëve në këtë tragjedi.
papa


Obama: Kërcënim për të gjithë
I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit amerikan Barack Obama. Në fjalimin e tij, shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se sulmet në Paris janë një përpjekje nga njerëz të egër për të terrorizuar civilë të pafajshëm.
 
"Qeveria amerikane ka vendosur të ndihmojë Francën. Francezët kanë qëndruar krah popullit amerikan në luftën ndaj terrorizmit dhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë. Ajo që po ndodh në Francë është një kërcënim për të gjithë ne. Është një moment tragjedie. Do të bëjmë gjithçka që duhet për të punuar me popullin francez dhe me të gjithë botën për të çuar para drejtësisë këta terroristë. Besoj në vijim do të mësojmë më shumë se çfarë ka ndodhur dhe kush është përgjegjës për këtë. Në këto momente ka ende rrezik", - u shpreh Obama.
 
Cameron: Rreziku është i lartë
Kryeministri i Britanisë David Cameron tha se edhe Britani ka marrë masat për çdo sulm të mundshëm.

"Rreziku është i lartë, të gjithë kërcënohemi dhe do të ngrihet siguri e lartë nëse dyshohet një sulm i pashmangshëm. Sulmi tregon se shteti islam të ketë një "shkallë të re të planifikimit dhe koordinimit, dhe një ambicie të madhe për sulme masive ndaj viktimave", tha kryeministri britanik.
 
Cameron doli para mediave pas një takimi në komitetin e sigurisë. Ai i quajti vrasjet e mbrëmshme një sulm të tmerrshëm. Cameron tha se mendimet e tij ishin me popullin francez dhe me të gjithë familjarët e viktimave. “Për francezët mesazhi im është i thjeshtë. Jemi me ju, jemi të gjithë së bashku.”-tha ai.

Merkel: Francë- Ne qajmë me ty
“Liria në jetët tona është më e fortë se çdo terror”, - deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel. Kancelarja i përcolli mbështetje presidentit Francez duke theksuar:
 
"Ne qajmë me ty, lutjet e mia janë me popullin francez, mendimet thona janë me ata njerëz jeta e të cilëve humbi në këtë sulm", tha Merkel.
 
merkel e veshur ne te zeza
Gjate konferences ra ne sy s Merkel ishte veshur ne te zeza

Renzi: Italia rrit sigurine
Kryeministri italian Matteo Renzi deklaroi se sulmet ishin kundra të gjithë njerëzimit dhe mënyrës normale të jetesës. Renzi njoftoi se ka rritur masat e sigurisë në Romë. 
 
Assad: Sulme si te Frances Siria i vuan prej 5 vitesh 
Solidaritet për ngjarjet në Francë kanë shprehur dhe liderët e Rusisë, Bashkimit Evropian, disa vende arabe dhe presidenti sirian Bashar al Assad.  Ai tha se sulmet në Paris janë një terror i egër dhe janë të njëjtat sulme që vendi i tij i vuan që prej 5 vitesh.

Fabius: Mbrojme institucionet
Ministri francez i Punëve të Jashtme, Laurent Fabius njoftoi sot se ishin marrë të gjitha masat për riforcimin e mbrojtjes së ndërtesave zyrtare franceze jashtë vendit pas atentateve terroriste që goditën Parisin.

"Kam marrë masa në nivel ndërkombëtar për të gjitha institucionet tona, domethënë ambasadat tona, konsullatat, institutet kulturore, gjimnazet franceze do të mbrohen më shumë", deklaroi ministri pas një takimi ndërkombëtar për Sirinë në Vjenë, nga ku i është dashur të largohej për të qenë i pranishëm në takimet qeveritare në Francë.

Rohani: Irani viktime e terrorizmit, ngushellime popullit francez
Presidenti iranian, Hasan Rohani dënoi atentatet në Francë duke i konsideruar krime kundër njerëzimit, ndërkohë që njoftoi edhe shtyrjen e vizitës historike në Evropë, që duhej të fillonte sot. 

"Në emër të popullit iranian, që ka qenë dhe vetë viktimë e terrorizmit, dënoj me forcë këtë krim kundër njerëzimit dhe shpreh ngushëllimet për popullin francez dhe qeverinë e tij", shkruan Rohani, sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve, IRNA.

Pak më vonë, ministri i Jashtëm iranian, Mohamad Javad Zarif njoftoi në televizionin shtetëror se Rohani kishte shtyrë vizitën e tij në Itali, Vatikan dhe Francë.

Ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton: Njoftimet që vijnë nga Parisi janë të tmerrshme. Lutemi për viktimat.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk: Po ndjek I tronditur ngjarjet në Paris. Ndjenjën më të lartë të simpatisë për popullin francez.
Presidenti rus, Vladimir Putin: Njoftime të tmerrshme po vijnë nga Parisi. Gjithë mbështetjen tonë për autoritetet franceze.
Kryeministri i Spanjës Rajoy: Sot ne jemi të gjithë Francë
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov: Asnjë justifikim për sulmet në Paris, nuk na pengon që të vazhdojmë kuftën kundër ISIS


Presidenti francez pati edhe telefonata me liderët botërorë, duke ëprfshirë kancelaren Merkel dhe presidentin turk Erdogan.

Nga Parisi frika për sulme të mundshme terroriste është përhapur edhe në vende të tjera. Nga shtëpia e Bardhë u njoftua se është rritur niveli i vigjilencës. Po ashtu kryeministri Britanik David Camerun zhvilloi një takim urgjent me njësitë speciale Kobra duke theksuar se rreziku për sulme është i lartë.  Shteti Islamik  i cili ka marrë përsipër sulmi ka thënë se pas Parisit radhën e kanë Londra, Roma, Berlini dhe Uashingtoni.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasem dy makina

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasem dy makina