Sulmi mbi KZAZ-të, shoqërohet për rreth 1 orë në polici ish-deputetja Dhurata Çupi

Sulmi mbi KZAZ-të, shoqërohet për rreth 1 orë në polici ish-deputetja Dhurata Çupi

Shoqërimi i Dhurata Çupit dhe kryetares së FRPD-së

Ish-deputetja e PD-së për qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi është shoqëruar në komisariatin e policisë bashkë me kryetaren e forumit rinor të kësaj partie, Denisa Llata pas sulmeve të militantëve sot mbi KZAZ-të.  Ato kanë qendruar në ambientet e Komisariatit për rreth një orë dhe më pas janë lënë të lira. Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi u shoqërua rreth orës 15:00. E kontaktuar më herët nga Report Tv, Dhurata Çupi u shpreh se ndodhej në Komisariat, por nuk i ishte komunikuar asgjë. 

"Jam në komisariat, bashkë me kryetaren e forumit, por nuk më kanë komunikuar asgjë", u shpreh më herët ajo. 


Lajmi kryesor:

12 të arrestuar për sulmet e KZAZ-ve, 20 në kërkim! Arrestohet 'live' ish-deputeti i PD-së (VIDEO)


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Miqësia e rivalëve të mëdhenj të titullit në Premier League, Pep Guardiola: Duam trofeun, mendoni përsosmërinë! Arteta: Mezi po e pres të dielën

Miqësia e rivalëve të mëdhenj të titullit në Premier League, Pep Guardiola: Duam trofeun, mendoni përsosmërinë! Arteta: Mezi po e pres të dielën