Sulmi mbi nxënësit shqiptarë
SHBA: I ulët, gjeni autorët

Sulmi mbi nxënësit shqiptarë<br />SHBA: I ulët, gjeni autorët
NJU JORK- Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit dënon sulmin nga persona të maskuar të 15 nxënësve shqiptarë të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Shkup. Ai shpreh keqardhje ndërsa shton se situate duhet të përballohet përmes ligjit dhe rendit.

“Ata që sulmojnë fëmijë dhe nxënës janë njerëzit më të ulët. Këto veprime janë të pakuptimta. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ruajnë qetësinë. Kjo situatë duhet të përballohet përmes ligjit dhe rendit. Duhet të zbulohet se çfarë ndodhi, të merren vesh faktet dhe të lejohet procesi ligjor të bëjë punën e tij”, tha zoti Reeker, citon zëri i amerikës.

Pas incidentit të së mërkurës në mbrëmje, ku u rrahën pesëmbëdhjetë nxënës shqiptarë në Shkup nga persona të maskuar dhe vrasjes në Gostivar para dhjetë ditësh tensioneve në përgjithësi në Maqedoni, janë shtuar shtqetësimet dhe kërkesat për nxjerrjen e autorëve para drejtësisë dhe për uljen e tensioneve. Sot u takua Komisioni për marrëdhënie ndërmjet komuniteve etnike. Anëtarët e tij kërkuan ndriçimin e rasteve.
( ne foto nje nga nxenesit e rrahur ne Shkup)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike