Sulmi me 94 viktima në Iran, arrestohen 35 persona

Sulmi me 94 viktima në Iran, arrestohen 35 persona

Foto nga Irani

Autoritetet iraniane kanë arrestuar 35 persona në lidhje me sulmet e 3 janarit në qytetin juglindor të Kermanit, ku humbën jetën më shumë se 90 persona, njoftoi sot Ministria iraniane e Inteligjencës.

Ministria deklaroi se deri tani ka identifikuar një nga dy sulmuesit. Një prej tyre është një shtetas nga Taxhikistani i cili hyri ilegalisht në Iran më 19 dhjetor. Shteti Islamik mori përgjegjësinë më 4 janar për sulmin që vrau rreth 100 njerëz dhe plagosi 284 të tjerë, raportojnë mediat e huaja.

Shpërthimet ndodhen gjatë përvjetorit të ish-komandantit iranian, gjeneralit Qassem Soleimani, i cili ishte vrarë para katër viteve nga një sulm ajror amerikan.

Teherani është zotuar të hakmerret për sulmin më të përgjakshëm të tillë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Të enjten e kaluar, ISIS mori përgjegjësinë për dy shpërthimet, duke thënë se dy militantë shpërthyen brezat shpërthyes në turmën që u mblodh në një memorial për komandantin e Forcave Al-Quds Qassem Soleimani, i cili u vra në një sulm ajror amerikan në Bagdad në fillim të vitit 2020.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë