TIRANE - Presidenti i Republikës Bujar Nishani dënon sulmin me acid ndaj gjyqtares penale të Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës. Askush nuk mund të cënojë gjyqtarin. Përgjegjësi i sulmit të vihet para drejtësisë.”- tha Nishani duke i uruar shërim të shpejtë gjyqtares.
Deklarata e presidentit Nishani u bë në mbledhjen e KLD-së ku po shqyrtohen disa kandidatura për gjyqtar. Emrat e Fadri Ismalaj dhe Brunilda Kati po shqyrtohen për postet e gjyqtarëve në gjykatën e Tiranës.
SULMI NDAJ GJYQTARES PRANE PALLATIT
Rreth orës 09:00 të paradites së djeshme agresori përfitoi nga momenti kur gjyqtarja 40 vjeçe, po dilte nga shkallët e pallatit që banonte në lagjen “28 Nëntori” për të marrë makinën dhe për të shkuar në punë. Një person pa maskë dhe me trup të gjatë i ka dalë para dhe më një shishe në dorë e ka spërkatur me acid gjyqtaren në pjesën e fytyrës si dhe në rrobat në pjesën e kraharorit. Menjëherë më pas është larguar pa u diktuar nga banorët e lagjes. Gjurmët e acidit që nga trupi i gjyqtares kanë rënë në trotuar tregojnë sasinë e madhe të acidit që i është hedhur gjyqtares Shikoni foto nga vendi i ngjarjes
(sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com