ITALI - Rubin Talaban 31 vjeç nga Shqipëria, është arrestuar nga karabinierët për sulmin me acid ndaj avokates italiane Luçia Annibali. Ai fshihej në San Salvo Mariana në provincën e Cheitit dhe ishte bërë gati për të lënë Italinë për tu kthyer në Shqipëri.
40 karabinerë kanë marrë pjesë në arrestimin e tij në orën 5 të mëngjesit të sotëm. Sëbashku me të janë arrestuar dhe dy shqiptarët, që e strehonin, edhe këta me precedentë penalë. Ata janë nga fshtarat e Shkodrës dhe quhen Arvid dhe Arlind Spahija.
Dy vëllezërit kishin planifikuar arratisjen nga Italia të Rubinit në ditën e 1 majit ditë pushimi në Itali, përmes kufirit Slloven nga Trieste, duke kaluar më pas në brigjet e Dalmacisë në Mal të Zi më pas në Shkodër. Për arratisjen ishte planifikuar përdorimi i një furgoni, që transporton pasagjerë në drejtim të Europës Lindore.
Në apartament nuk janë gjetur armë, por një shumë e konsiderueshme eurosh. Në 27 prill u arrestua i akuzuari tjetër Altistin Precetaj, 28 vjeç edhe ky me precedent penalë. Po ashtu nën pranga përfundoi dhe porositësi i ketij krimi, avokati italian Lucca Varani, që donte të hakmerrej me avokaten e lënduar me acid pasi kjo e fundit i kishte dhënë fund nje lidhje dashurie më Varanin pasi kishte mësuar se ai ishte në pritje të një fëmijë nga një raport tjetër.
Nën hetim ndodhet dhe një tjetër person i konsideruar si ‘Jakë e bardhë” dhe i mirë integruar në shoqëri. Nuk dihet nëse është italian apo i huaj, ndërsa dihet se është resident në Marche dhe nga ajo, që del prej hetimit po favorizonte arratisjen e Rubin Talabanit.
Shqiptari, që ishte në kërkim ndërkombëtar mund të llogariste në ndihmë të tij një rrjet të gjerë shqiptarësh, shumë prej të cilëve të mirë përfshirë në trafiqe ilegale në Itali. Talaban javët e fundit kishte rritur mjekrrën për të fshehur një nishan që mund ta evidentonte në kufi. Ai duhet të fshihte gjithashtu një djegie, që kishte pësuar në dorë aksidentalisht kur sulmoi avokaten Annibali.
(ad.ti/sg/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Arrestohet shkodrani, i hodhi acid në fytyrë avokates italiane