Shërbimi i inteligjencës i Rusisë (FSB) ka arrestuar të dyshuarin e tretë për atentatin ndaj gjeneralit rus, Vladimir Alekseyev.

I arrestuari është Pavel Vasin, i cili dyshohet se ka siguruar automjetet që u përdorën për të mbikëqyrur lëvizjet e Alekseyev dhe armët e zjarrit.

Pavel Vasin është djali i Viktor Vasin, i cili është tashmë i ndaluar për atentatin.

Një shtetas rus i lindur në Ukrainë, Lyubomir Korba, u ndalua në Dubai gjatë fundjavës dhe u ekstradua në Moskë, për sulmin ndaj Alekseyev. FSB-ja bëri të ditur se një tjetër i dyshuar ka ikur drejt Ukrainës.

Gjenerali Alekseyev u plagos në krah, këmbë dhe gjoks gjatë sulmit dhe ndodhet në spital, pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Moska akuzon Kievin se qëndron pas sulmit që ndodhi një ditë pas bisedimeve për paqen në Abu Dhabi. 

Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov e ka cilësuar attentatin si një akt terrorist nga Ukraina që sipas tij do të sabotojë bisedimet.