Kryeministri Edi Rama dhe ministri Sandër Lleshaj ka dënuar veprimet e opozitës gjatë protestës dhe sulmin me bojë ndaj godinës së Ministrisë së Brendshme.

"Modeli i sjelljes politike të Lulzim Bashës ndaj Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, të cilën dikur e ka turpëruar si kreu saj dhe sot mundohet të njollosë me mjetet e tij" shkruan Lleshaj.

Pas protestës para parlamentit ku u shënuan disa incidente, tension dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, turma u drejtua për te Ministria e Brendshme, e cila u sulmua me bojë, ndërsa më pas tubimi u mbyll te selia e PD-së. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:59
Sulmi me bojë/ Vokshi: Taulant, e di që mendjen e ke vetëm tek paratë

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar pas akuzës së kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste se PD ka paguar protestuesit që spërkatën me bojë godinën e Ministrisë së Mbrojtjes.

"Nuk hoqën dorë nga metodat e Sigurimit të Shtetit dhe KGB, duke sajuar e shpifur për të baltosur njerëzit e lirë.

Taulant, e di që mendjen e ke vetëm tek paratë. E di që shitesh dhe blihesh lirë tek padroni i rradhës. Meqë të ka blerë krimi i organizuar prej kohësh, po të kujtoj që qytetarët e lirë as nuk blihen dhe as nuk mund të shantazhohen.

Keqardhje për nivelin ku është katandisur Partia Socialiste", shkruan Vokshi.

1548024970_ALBANAVOKSHI1140x600.jpeg

Ora 18:04
Balla: 'Lulëzim', paske paguar përsëri për të hedhur bojën e zezë kundër imazhit të shqiptarëve

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas akteve të dhunshme të opozitës gjatë protestës së ditës së sotme. Ai ka publikuar një video nga momenti kur një prej protestuesve hedh bojë mbi godinën e Ministrisë së Mbrojtjes, duke theksuar se ky i fundit është paguar nga ana e ish-deputetëve të PD për të kryer një akt të tillë.

“Lulezim! Paske paguar përsëri para sot? Jo vetëm për t’i sjellë në protestën tënde, jo vetëm për të sponsorizuar dhu(nën, por edhe për të hedhur bojën tënde të zezë kundër shtetit dhe imazhit të shqiptarëve. Tregoju tani atyre rrugëhumburve që ende të vijnë nga mbrapa: ato para që nxori nga çanta Albana Vokshi, a vijnë edhe këto nga Sheremetyevi???””, shprehet Balla.

Ora 16:37
Veliaj: Vandalë të pamëshirshëm, Tirana e refuzoi ekskursionin e dhunës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar duke dënuar aktet e protestuesve të opozitës, të cilët edhe një herë sot nuk nguruan të sulmojnë institucionet dhe të bëjnë pis imazhin e Shqipërisë.

Nëpërmjet një postimi i në rrjetet sociale, kryebashkiaku Veliaj denoncon hipokrizinë që sipas tij shfaq PD dhe drejtuesit e saj, të cilët nga njëra anë sulmojnë dhe prishin të bukurën dhe nga ana tjetër për interes të votave mbrojnë godinën e vjetër të Teatrit Kombëtar. Por ai thekson se edhe një herë sot Tirana braktisi dhunën dhe aktet e vandalizmit të institucioneve.

“Pamje mbresëlënëse nga Koordinatori i PD për Trashëgiminë Kulturore! Paradite shkatërron veprën e Florestano di Faustos, pasdite kinse mbron tallashin e Teatrit! Hipokritë e vandalë të pamëshirshëm! Lum Tirana, ju ka bërë dalje me vakt e refuzon çdo herë ekskursionin tuaj të dhunës!”, shkruan Veliaj ndërsa ka postuar edhe një video të publikuar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga sulmi me bojë ndaj institucionit që ai drejton.

Ora 16:31
"Shihni sa pak jeni! Boll me Lulin, ai i ka paratë e tija!" Erion Braçe dënon sulmin me bojë ndaj ministrisë së Brendshme

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe  me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë një reagim kundrejt protestës së organizuar sot nga opozita.

Braçe duke marrë shkas nga përplasja fizike që simpatizantët e PD-së dhe LSI-së patën me Policinë e Shtetit si dhe sulmin me bojë që iu bë ministrisë së Brendshme ka shkruar se me anë të dhunës nuk arrihet asgjë.

"Përse or mik, përse?! S(B)asha nga Rusia i ka bërë paratë e tija. Përse nuk mëson, flet, debaton, bind dhe fiton? S'e bën dot?! Perse shkon te dhuna; c’e gjeti godinen se e njollose me te zezen e Partise ti? Po Partia a u zbardh se i more ti per ate mur te zezen?" shkruan ndër të tjera zv.kryeministri.

Reagimi i Plotë i Braçes:

Jo or mik, jo! Jemi ne shekull tjeter, ne ate te te menduarit, arsyes, debatit, bindjes! Me dhune nuk arrin asgje! Me dhune kunder prones publike, te perbashketes, thjesht paguan ti nga tatimet e taksat, por edhe te tjere qe nuk te kane asnje borxh ty, fare! A e di cfare arrite? Bere te qeshe si perhere Lulzim Bashen, ja kaq, por kjo  eshte e zakonshme, ai qesh dhe ne varrim! A e di cfare tjeter? Tamam ai, Lulzim Basha, kater shqiptare qe nuk ben kurre ate qe ti bere sot, i vrau, po  po i pushkatoi dhe ishte Minister i Brendshem. Dhe ti dhunon krah tij, per te e menderen e tij?! E kupton sa e padrejte eshte!! Nderkohe, ju te tjeret; Po si ka mundesi qe nuk e kuptoni se e gjitha-flaka e tymi, nuk eshte “pro” jush por “kunder” jush; Nga i pari tek i fundit! Pushtetin doni, por ekonomine tuaj po shkaterroni! Flaka e Tymi, nuk ju japin pushtet, e keni provuar, jeni bere mbreter per ca ore e pastaj  keqberes ne kafazet e gjykatave; Pas kesaj edhe 7 vite ne opozite. Kurre ne pushtet, ju jo e jo, por as edukuesit e zjarrit per ju! Ekonomine tuaj po demtoni; Tuajen, asfare te Shashes qe parate i vijne nga simotrat ruse! Sasha e ka pasurine e tij, po ju cfare keni?  Sasha e shton pasurine e tij, po ju pse e pakesoni? Shihni sa pak jeni! Cfare borxhi ju ka nje Shqiperi e tere qe mezi pret ekonomine te konsolidohet e rritet, kthehet ne te ardhura per familjet e saj?! Asgje! Boll me Lulin! Ai i ka parate e tija!

Ora 14:10
Sulmi me bojë nga opozita, Rama: Eksport për nxirjen e Shqipërisë

Kreu i qeverisë Edi Rama spërkatjen me bojë të godinës së Ministrisë së Brendshme e ka cilësuar si produktin më të ri për nxirjen e Shqipërisë nëpër botë. 'Gati për eksport nëpër botë produkti më i ri për nxirjen e Shqipërisë' shkruan në Instagram Rama, ndërsa postimin e shoqëron me pamjet e sulmit me bojë të opozitës kundër godinës së ministrisë së Brendshme.

Ora 13:04
Momenti kur protestuesit spërkasin me bojë të zezë Ministrinë e Brendshme (FOTO)