Opozita 3 orë protestë! Tension me policinë tek Kuvendi dhe sulm me bojë Ministrisë së Brendshme (VIDEO)

Për tre orë, opozita jo parlamentare mbajti protestën e shtatë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Nisi rreth orës 10:00 në të njëjtën kohë me nisjen e seancës plenare të Kuvendit, me mbledhjen e protestuesve para Kuvendit në disa tentativa të vazhdueshme të mbështetësve për të çarë kordonin e sigurisë në hyrje të Kuvendit. Të gjitha këto tentativa u udhëhoqën nga ish-deputetët demokratë që qëndruan në ballë të turmës duke shtyrë me forcë efektivët e policisë. E pazakonta e kësaj proteste, ishte tentativa në nisje të saj, për të cënuar sigurinë e një delegacioni holandez të mbërritur në Tiranë, kryesuar nga ministri i Drejtësisë Ferdinand Grapperhaus.

Nën drejtimin e ish-deputetëve Klevis Balliu dhe Albana Vokshi, protestuesit e mbledhur para ministrisë së Brendshme ku Sandër Lleshaj do të priste delegacionin, tentuan disa herë të çajnë kordonin e policëve. Situata u stabilixua nga policia me mbërritjen e delegacionit, të cilët në fakt nuk shfaqën asnjë shenjë interesi për protestën që zhvillohej pas shpinës së tyre.

Ndërkohë, pas disa fjalimeve politike tek Kuvendi, liderët politikë udhëhoqën turmën në një marshim proteste. U ndalën sërish tek Ministria e Brendshme, ku protestuesit sulmuan me bojë fasadën e ministrisë, ndërsa në heshtje jashtë ministrisë qëndronin përballë njëri-tjetrit kryedemokrati Lulzim Basha dhe lideri historik i PD-së, Sali Berisha. Më tej marshimi vijoi drejt selisë blu, aty ku opozita mbylli pas tre orësh protestën, me një fjalim të liderit të opozitës Lulzim Basha.

Tubimi i radhës i opozitës kundër qeverisë do të jetë me 13 Prill, para kryeministrisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:16
Tre arsyet pse PD sulmoi me bojë të zezë Ministrinë e Brendshme

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka sqaruar domethënien e sulmit me bojë ndaj godinës së Ministrisë së Brendshme.

"Shqipërinë e ka nxirë Edi Rama duke e kthyer në këto 6 vite në “bazë operacionale të krimit të organizuar rajonal”, “pikë kyçe të shpërndarjes së heroinës në gjithë Europën” dhe “vend kryesor të pastrimit të parave në botë”. Njollat e zeza sot mbi Ministrinë e Brendshme nga qytetarët ishin: 1 për Saimir Tahirin – kampionin e narkoshtetit në Ministrinë e Brendshme; 1 për Fatmir Xhafajn – kampionin e përdorimit të Policisë së Shtetit për të mbrojtur vëllain trafikant droge; 1 për Llesh Kimikun – kampionin e servilizimit, paaftësisë dhe korrupsionit! Tik….tak….tik….tak. Rama ik", shkruan Bardhi.

 

Ora 13:05
Vijnë me shpresë për të larguar Ramën e largohen me buzën tharë, Basha i bën premtim qytetarëve protestues

Lideri demokrat Lulzim Basha ka përmbyllur pas tre orësh protestën e opozitës, me një fjalim në selinë blu.

"Orët e kësaj bande po numërohen mbrapsht. Kush nuk e ka dëgjuar le ta dëgjojë: Kush nuk e ka kuptuar, le ta kuptojë mirë dhe qartë zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë, pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë. Kjo betejë ka nisur për çdo shqiptarë, për të çliruar Shqipërinë nga qeveria e krimit dhe korrupsionit, për t'i kthyer qeverisjen cdo shqiptari, dhe nuk do të ndalet derisa ta bëjë realitet. Askush në këtë kryengritje nuk është këtu për karrige, e pushtet, e aq më pak për pazare, por për t'i dhënë fund njëherë e mirë pazareve në kurriz të demokracisë. I vetmi pazar që ka mbetur në Tiranë është pazari i gjësë së gjallë, kopja më e shëmtuar e pazarit të Milotit që po e merr përpara revolta e bashkuar qytetare. Shpresa për një ndryshim të vërtetë fillon me largimin e kryehajdutit Edi Rama, por nuk mbaron aty, të gjithë i kemi borxh ta çlirojmë nga të gjitha të këqijat që e mbërthejnë këtë vend. Zotohem para jush qytetarë, që zgjoheni herët në mëngjes për të ardhur në protestë, që ikni shpeshherë me buzë të thara e pa ngrënë, por me zemrën plot shpresë dhe vendosmëri se nuk ka forcë mbi tokë tju tradhtojë ju ta tradhtojë këtë lëvizje. Do bëhet realitet verdikti juaj për Shqipërinë si gjithë Evropa. Ne që kurrë nuk na braktisët në betejat për demokraci nuk do t'ju braktisim në ëndrrën tuaj më të bukur për liri evropiane, demokraci dhe mirëqenie evropiane këtu në Shqipëri. Kjo është beteja për të cilën çohemi çdo mëngjes, dhe do të vazhdojë betejën deri në çlirimin e Shqipërisë nga grushti i shtetit që ka shkatërruar parlamentin", tha Basha

Ora 12:47
Lodhet Berisha, tërhiqet nga marshimi i protestës drejt Kryeminstisë

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndalur marshimin e protestës drejt Kryeministrisë. Ka lënë në mes këtë rrugëtim, duke u shkëputur për të shkuar drejt selisë së PD-së. Edhe më herët gjatë protestës që nisi para Kuvendit, ish-kryeministri u pa i tërhequr, duke mos mbajtur fjalime, dhe ndryshe nga deputetët e tjerë, duke mos qëndruar në ballë të tubimit, ku pati përplasje të forta të mbështetësve të opozitës me kordonin e policisë në hyrjen e Kuvendit, brenda të cilit mbahej seancë plenare.

Ora 12:45
Momenti kur protestuesit spërkasin me bojë të zezë Ministrinë e Brendshme (FOTO)
Ora 12:43
Basha-Berisha 20 minuta heshtje përballë njëri-tjetrit...protestuesit bëjnë lëvizjen e papritur! (VIODEO)

Pas heshtjes përreth 20 minuta para Ministrisë së Punëve të brendshme, protestuesit e opzotiës kanë hedhur bojë të zezë ndaj godinës së drejtuar nga Sandër Lleshaj. Fortoreporteri i Shqiptarja.com Antonio Çakshiri, ka fotografuar momentin kur protestuesit mbanin prane tyre dy bombola të mëdha të mbushura me bojë te zezë të cilat i kanë boshatisur më tej duke spërkatur fasadën e Ministrisë së Jashtme.

Protestuesit ishin fillimisht tek Parlamenti ku patën disa përplasje të forta me policinë ndërsa më tej u tërhoqën nga drejtuesit politikë në një marshim proteste drejt Ministrisë së Brendshme. Basha dhe Berisha qëndruan në heshtje përballë njëri-tjetrin përreth 20 minuta, derisa protestuesit zbuluan skenarin: Njollosjen me bojë të zezë të minitrisë.

Ora 12:23
Marshimi ndal tek Ministria e Brendshme: Lironi djemtë tanë!

Të vendosur përballë njëri-tjetrit, lideri demokrat Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha qëndruan në heshtje tek Ministria e Brendshme, aty ku ndalën marshimin e turmës së protestuesve: Lironi djemtë tanë, ishte thirrja në kor e protestuesve të ndalur përballë godinës së Ministrisë së Brendshme.

Disa ulje të kokës për të parë telefonat celularë, dhe më tej sërish heshtje. Protestuesit bënë një mardhim nga Kuvendi, ku nisën përplasjet me policinë që në nisje të tubimit, për tu ndalur më tej para Ministrisë së Brendshme.

Ora 12:16
Nis marshimi nga Parlamenti tek Kryeministria, turma e protestuesve mes makinave në trafik (VIDEO)

Pas fjalimeve politike para Kuvendit, dhe tentativave të vazhdueshme për të çarë kordonin e policisë në hyrje të Kuvendit, ish-deputeti Flamur Noka i ka bërë thirrje mbështetësve që ta ndjekin në një marshim proteste në drejtim të Kryeministrisë. Të udhëhequr nga lideri demokrat Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe ish deputetë, mbështetësit e opozitës kanë nisur marshimin për të shkuar deri tek kryeministria.

Një lëvizje që ka krijuar edhe një situatë të vështirë në qarkullimin rrugor, pasi protestuesit kanë ecur në mes të makinave. Lideri demokrat në këtë mardhim është edhe nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, ndërsa deri më tani nuk janë shënuar incidente në këtë marshim proteste.

"Edhe këta që kanë ndaluar makinën janë me ne, po presin dhe po respektojnë marshimin qytetar. Nëse do të ishin dakord, do t'i binin borisë", tha në një prononcim për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta, ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari teksa protestuesit marshonin mes makinave.

 

Ora 12:14
U lëndua në tubim, protestuesi i PD-së: Më goditi policia

Gjatë tensioneve dhe tentativa për të çarë kordonin e policisë para parlamentit një protestues është lënduar. “Më goditi një polic” tha i plagosuri për mediet. Ndërkohë, që edhe ish-deputetët demokratë akuzojnë policinë.

Ora 12:07
Nuk ndalen tentativat për të çarë kordonin e policisë tek Parlamenti (VIDEO)

Edhe pasi ka përfunduar fjalimi i kryedemokratit Lulzim Basha, mbështetësit e opozitës kanë vijuar tentativën e radhës për të çarë kordonin e policisë.

Të udhëhequr nga ish-deputetë të PD-së, Luçiano Boci, Klevis Balliu, Flamur Noka, Edi Paloka, dhe përfaqësues të tjerë politikë, protestuesit kanë tentuar disa herë me radhë që përmes forcës së trupit të shtyjnë kordonin e policisë tek hyrja e Kuvendit. Para Parlamentit janë një sërë forcash të Policisë, nga ato të rendit e deri tek ato Specialet. 

Ashtu si edhe tentativat e tjera për të krijuar tension, policia ja ka dalë të qetësojë turmën.

Ora 11:55
Momenti kur Flamur Noka nxit turmën të sulmojë kordonin e policisë (VIDEO)

Kamerat e Report Tv kanë fiksuar momentin edhe një moment ku ish-deputeti Flamur Noka u bën me shenjë protestuesve që të afrohen dhe të sulmojnë kordonin e policisë, të vendosur përpara parlamentit.

Ora 11:51
Protestuesit nuk 'respektojnë' Bashën...Lideri flet, turma i sulet policisë (VIDEO)

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mban fjalë para Kuvendit, protestuesit kanë bërë tentativën e radhës për të çarë kordonin e policisë në hyrje të Parlamentit. Ndërsa Basha mban fjalim, ish-deputetë të opozitës, FLamur Noka, Edi Paloka, e të tjerë, udheqin simpatizantët për të vijuar përplasjet, shtyrjet trup më trup me efektivët e policisë. Nga përplasjet e vazhdueshme ka pasur disa protestues të lënduar, ndërkohë edhe disa efektivë të policisë janë parë teksa tërhiqen nga kordoni për shkak të goditjeve të marra gjatë skenave të tensionit. 

Ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sali Lushaj

Mes protestuesve ne rresht te pare per te çare kordonin e sigurise, eshte edhe ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sali Lushaj, babai i kengetarit te muzikes Rep, Arkimed Lushaj, njohur si Stresi.

Ora 11:50
Tensioni dhe përplasja para Kuvendit, një protestues ndihet keq

Një protestues opozitar është ndjerë keq gjatë protestës para parlamentit që u shoqërua me tension dhe përplasje mes simpatizantëve të opozitës dhe policisë. Në ndihmë të tij kanë shkuar disa protestues të tjerë menjëherë.

Ora 11:43
Pamjet me dron nga protesta e opozitës para parlamentit

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë protestuar sërish para Kuvendit.

Revolta është shoqëruar me tensione dhe përplasja mes forcave të policisë dhe tubuesve.

Ndryshe nga herët e tjera, duket se numri i protestuesve është më i ulët. Per me shume, shikoni pamjet me dron.

Ora 11:37
Disa deklarata pse Basha kërkon rrëzimin e Ramës për tu ngjitur vet në karrigen e pushtetit

Përmes protestave të vazhdueshme kundër qeverisë, opozita kërkon një qeveri tranzitore që ta cojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Por teksa këto zgjedhje (nëse do të ndodhin) nënkuptojnë përballjen në një garë elektorale, lideri i opozitës tashmë jo parlamentare, Lulzim Basha ka bërë të qartë se ajo që kërkon nuk është përballja me kryeministrin Edi Rama (në zgjedhjet e mundshme të parakohshme), por vënia e tij para drejtësisë, burgosja, ose largimi nga vendi përmes azilit politik në ndonjë shtet tjetër. Nga protesta para Kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha doli me mesazhe të qarta politike ndaj shtresave të ndryshme të shoqërisë, duke folur si kryeministri i ardhshëm. Premtimet e tij ishin për zgjidhje të shumë problematikae që sdo ta garantojë vetëm opozita - siç ai theksoi.

"Çdo kush ka ardhur me vendosmëri për t'i dhënë fund regjimit mafioz të Ramës, dhe për ta përcjellë Maduron e Ballkanit para drejtësisë ose në azil politik. Sot në këtë shesh nuk janë bashkuar vetëm hallet, por edhe zgjidhja për shpresën që po vjen.

Mesazh studentëve: Opozita e bashkuar do t'i zgjidhë hallet tuaja.

Mesazh fermerëve: Me PD dhe opozitën e bashkuar paratë që sot jua vjedhin Rama dhe oligarkëve do tu rikthehen ju si subvencione, skema e TVSH do të anulohet dhe përgjegjësi do të shkojë në burg, dhe pasuritë e tij do të konfiskohen.

Mjekët dhe inxhinierët nuk do kërkojnë më rrugëve të botës, taksa e sheshtë do mundësojë qëndrimin e rinisë në vend,do të rriten pagat. Prapa derës që do të hapim bashkë, atë derë do ta hapim me çdo kusht dhe çdo çmim. Largimin pa kushte të kryehajdutit Edi Rama, jemi për të nisur së bashku një rrugëtim në fund të të cilit kurrë më nuk do të ketë rrethana që t'ju vjedhin votën dhe parlamentin. Kjo do të marrë fund".

Ora 11:23
Kryemadhi - Ramës: Shqiptarët ngrihen dhe të thyejnë turinjtë kur i do qejfi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi mbajti një fjalë para Kuvendit në protestën kundër qeverisë. Pati një mesazh për kryeministrin Edi Rama lidhur me faktin se a ngrihen në protestë shqiptarët.

"Shqiptarët ngrihen ngrihen fort dhe të thyejnë turinjtë kur i do qejfi. Rama është kryeministri më dështak, dhe që i ka bërë më keq gjithë shqiptarëve në këto vite. Sot ne jemi një pjesë por mendoni që janë qindra dhe mijëra të tjerë në gjithë Shqipërinë që na përkrahin dhe që janë kundër politikave diskriminuese të Edi Ramës", tha Kryemadhi.

"Nuk kanë faj ndërkombëtarët që vijnë këtu, shohin kulla të larta të shtrenjta që nuk janë bërë me paratë e pasta të bizneseve shqiptare, por me paratë e krimit. Nuk ka pullë të shkruajtur në ballë por themelet e kullave të shumta, që vetëm në një vit u ngritën mbi 365, janë paratë e drogës që mbolli në 2015-ën, dhe i shiti në 2016-ës, që bleu votat me bandat e krimit në 2017-ën. politika më e madhe është buka që mungon në tavolinat e shqiptarëve. Vëllezërit tanë policë që janë atje dhe gjenden midis zjarrit, popullit motrat e vëllezërve, dhe në anën tjetër kanë fytyrën e gjakpirësit, sot janë njëlloj si ne, me mendje dhe zemër, në parlamentin e popullit, se ata kanë rrogën më të ulët që mund të ketë një polic që përballet me krimin", vijoi kryetarja e LSI-së

Ora 11:18
Sërish tentativë për të çarë kordonin e policisë tek parlamenti, i 'kryeson' Klevis Balliu (VIDEO)

Ndërsa para Kuvendit mbante fjalë kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, protestuesit kanë tentuar sërish të çajnë kordonin e policisë para Kuvendit. Ndërkohë nga ana e tubuesve hidhen shashka edhe tymuese. Në ballë të tyre është edhe ish-deputeti Klevis Balliu. Duhet theksuar se në të gjitha tentativat për të çarë kordonin e sigurisë me efektivë, nuk ka asnjë thirrje nga drejtuesit politikë për tërheqje. Edhe pse në deklarata politike ata thonë se qëndrojnë larg dhunës! Në mesin e turmës që shkakton tensione, është edhe lideri demokrat Lulzim Basha dhe ish-deputetë të tjerë demokratë, të cilët nuk kanë bërë asnjë tentativë për të tërhequr turmën nga dhuna. Edhe kjo tentativë u shua sërish nga forcat e policisë të cilët janë vendosur në disa kordoni para hyrjes së Kuvendit.

Ora 11:02
Salianji 'i pret hovin' protestës së sotme: Ramën e rrëzojmë më 13 prill..Prokurorët janë tredhur nga hallatet! (VIDEO)

Gjatë fjalës që mbajti para protestuesve tek Parlamenti, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha se Prokurorët janë tredhur nga hallatet, pasi nuk thërrasin asnjëherë zyrtarët e PS dhe se  Rama do të largohet në protestën që do të mbahet më 13 prill para kryeministrisë. 

Ne kërkojmë mirëqenie për shqiptarët, Rama do para të zhvasë popullin, ndaj ne jemi këtu dhe themi Rama ik.  Ne duam zgjedhje të lira e të ndershme dhe Shqipërisë si gjithë Evropa, ai do ta kthejë si Venezuelën e Maduros. Ne duam qeveri shërbëtore të qytetarëve dhe jo shërbëtore të oligarkëve, ndaj themi Rama Ik. Ka vetëm një zgjidhje, kjo rrugë të çon te demokracia e vërtetë, te zgjidhja për Shqipërinë si gjithë Evropa. Rama ik. Ju dhe cilido e sheh se si qeveria është e kapur në krim e korrupsion, duke tentuar t'i bëjnë presion qytetarëve, por sit ata janë më të fortë se kurrë dhe bërtasin Rama ik. 

Prokurorët janë tredhur nga hallatet, dhe nuk thërrasin asnjëherë zyrtarët, a e keni parë të shkojë aty, Gjinkunit, Dakon, Afrim Qendron, Qazim Sejdinin. 

Ne nuk përdorim dhune, nëse ne do te donim, e kapërcenim atë gardh për 2 minuta, nuk ka gardh qe na ndal. Në datë 13 prill Rama do largohet”- tha Salianji.

Ora 10:49
Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë te parlamenti (FOTO)
Ora 10:18
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi i bashkohen protestës, tentohet të çahet kordoni tek Parlamenti (VIDEO)

Ndërsa protestuesit janë mbledhur para Parlamentit dhe Ministrisë së Brendshme që herët në mëngjes, rreth orës 10:10 lideri demokrat Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i janë bashkuar protestës rreth një orë më pas. Basha mbërriti pranë parlamentit në një kohë kur turma e protestuesve kishin nisur përplasjet me forcat e policisë në tentativë për të çarë kordonin e sigurisë tek hyrja e Kuvendit. 

Ora 10:16
Rama mbërrin në Parlament, eskorta kalon mes protestuesve (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka kaluar me makinë përmes pedonales pranë Ministrisë së Brendshme ku ishin mbledhur protestues, për të kaluar në Kuvendin e Shqipërisë për seancën plenare.

Në momentin që ka kaluar eskorta e kreut të qeverisë, simpatizantët e opozitës kanë nisur thirrjet kundër qeverisë, por nuk u shënua asnjë incident. 

 

Ora 10:11
Delegacioni holandez mbërrin në Ministrinë e Brendshme, asnjë interes për protestën pas shpinës së tyre (VIDEO)

Ka mundur të futet në Ministrinë e Brendshme pa asnjë incident, ministri i Drejtësisë së Holandës, ndërsa jashtë godinës së ministrisë së udhëhequr nga Sandër Lleshaj, protestues të shumtë të opozitës thërrisnin: E duam Shqipërinë si gjithë Evropa.

Delegacioni holandez mbërriti në Ministri i shoqëruar nga eskortat e sigurisë së Policisë. Makina e ministrit dhe delegacionit arriti deri para portës hyrëse të ministrisë pa asnjë incident, ndërsa në shkallët e ministrisë doli t'i presë drejtuesi i institucionit Sandër Lleshaj. Ajo që ra në sy ishte fakti se as ministri  Ferdinand Grapperhaus dhe asnjë pjesëtar i delegacionit holandez nuk ktheu kokën për të parë protestuesit që pas shpinës së tyre thërrisnin në kor: Poshtë Edi Rama! E duam Shqipërinë si gjithë Evropa.

Më herët lideri demokrat ka deklaruar se Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian, madje duke shtuar edhe zërat kundër ndërkombëtarëve që e kanë vlerësuar ecurinë dhe progresin e vendit tonë në rrugën evropiane. Por duket se këto tentativa bllokuese të integrimit nuk kanë tërhequr aspak vëmendjen e holandezëve.

1553764219_Screenshot1.jpg

Ora 10:05
Gratë protestuese tentojnë të cënojnë sigurinë e delegacionit holandez tek Ministria e Brendshme (FOTO-VIDEO)

Protestues të ndryshëm kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë tek ministria e Brendshme. Disa gra janë ndaluar nga punonjëset e policisë gra, për t'i larguar menjëherë nga rrethimi i sigurisë pasi kujtojmë se në Ministrinë e Brendshme sot mbërrin një delegacion holandez.

Të mbështetur nga ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi e cila tentativën e policisë për të garantuar sigurinë e delegacionit e quan dhunë të policisë ndaj grave dhe vajzave.

'Kemi marrë leje për të protestuar, paqësore, por nuk na lejojnë, parlamenti është i rrethuar nga populli. Mund të vendoset dorë ndaj grave dhe vajzave? Kjo është e tmerrshme, policia ka vendosur dorë mbi gratë!", tha Vokshi.

Ora 09:45
'Astiri' përplaset me policinë tek Ministria e Brendshme, pengesë për ministrin holandes (VIDEO)

Kanë shkaktuar sërish tension banorët e zonës së Astirit udhëhequr nga ish-deputeti Klevis Balliu me forcat e policisë pranë ministrisë së Punëve të Brendshme. Banorët që kundërshtojnë projektin e Unazës së Re, dhe që i janë bashkuar protestës së opozitës, kanë tentuar të çajnë gardhin metalik në pjesën e ministrisë që lidhet me pedonalen. Një hapësirë e rrethuar me forca policie për të garantuar kalimin e deputetëve përmes pedonales drejt Parlamentit, për tju bashkuar seancës plenare.

Forcave të rendit i janë bashkuar edhe efektivët e Shqiponjave, të cilët i kanë larguar protestuesit nga gardhi rrethues. Në ministrinë e Brendshme sot mbërrin një delegacion holandez për një takim që do të mbajnë me ministrin Sandër Lleshaj. Ai do të takojë ministrin e Sigurisë dhe Drejtesisë së Holandës.

 

Ora 09:31
Forca të shumta policie rrethojnë parlamentin

Protestuesit e opozitës po mblidhen para parlamentit, ndërsa Policia e Shtetit ka marrë masat duke vendosur gatishmëri një numër të lartë efektivësh për të shmangur incidentet.


 

Ora 09:14
Opozita nis protestuesit nga rrethet drejt Tiranës (VIDEO)

Në orën 10:00 opozita do të protestojë para parlamentit. Degët e PD-së dhe LSI-së në rrethe kanë mobilizuar simpatizantët duke i nisur me autobusë dhe makina private drejt Tiranës për tubimin para parlamentit kundër qeverisë. Nga Fieri, Berati, Lezha dhe qytete të tjera prej mëngjesit janë nisur grupe protestuesish drejt kryeqytetit.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Santa Quaranta: 29/03/2019 08:10

    Fatjon Mani nga Vukjakaj i rene ne Shkoder ne tokat qe ka sjelle lumi Kir nga malet e Dukagjinit quhet djali qe njollos muret e institucioneve te shtetit shqiptar dhe per me keq nuk e ben nga ndonje ideal por sepse paguhet nga dora e zeze!!

    Përgjigju
  • Gent: 29/03/2019 01:03

    Nuk duam protesta!!!

    Përgjigju
  • Veni vidi: 28/03/2019 16:30

    ..E duam Shqiperine si gjithe Europa!_c"mercenare Hipokrite_e QelepirXhinj..!..shkoni provojeni sa ju vlen Lekura (me Bashic_in ne krye)ne Europen Demokratike dhe ne Konkurrencen e Ekonomise se Tregut..

    Përgjigju
  • Lui: 28/03/2019 15:46

    Keta nje here ne muaj ne proteste, jane bere si cikel mestruacionesh. Hahaha.. Por beni kujdes se po ju bie fluksi. Hahaha

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 28/03/2019 15:06

    Luli!! Ate puçrrën tek basetat mos e shtrydh më se na e shpife!!

    Përgjigju
  • Tutu: 28/03/2019 13:44

    Kjo proteste udhehiqet me plot gojen nga kelyshet e komunisteve nga me fanatiket e Enver Hoxhes...Albana e bija Sadik Vokshit komunistit injorant qe ishte tmerri i pedagogeve dhe studenteve te politeknikut edhe djali i Fahri Balliut komunisti i zerit te populliit nje shemtire sociale qe vetem Hygoi apo Dikens mund ta pershkruaj shemtine e tij njerezore...

    Përgjigju
    • Sakte!: 28/03/2019 16:32

      Standing ovation!

  • Berti: 28/03/2019 13:09

    Ku i ka zorrat e ujit policia? Keta me boje dhe shteti duhet ti sperkas mire me uje. I torturuat policet e thjeshte neper kordona. Vendosni forcat speciale ne rresht te pate tu thyejne brinjet kush afrohet. Muni ka komplet e shperfytyruar na e shpifi.

    Përgjigju
  • Protesta: 28/03/2019 12:52

    Se kuptoj me kete shtet. Keta derrat e rusit dalin e djegin e shkaterrojn, shteti ben sehir. Merri futi brenda o kryelegen kryeminster qe rri e ben sehir, riparon demet e protestavve te ca bagetive me taksat tona, duam drejtesi e ligj, nuk duam derra komunista dhe pro rus si pune ketij djalit te Enver Hoxhes. Ngrihuni ta zhdukim kete klik pro ruse se po na vene zjarrin. Me keta derra as ne afrike sna pranojn ne jo me ne BE. #Peace and Love

    Përgjigju
  • dardallaku_ilir koktuli: 28/03/2019 12:29

    shtyje -ta shtyjme pd , lsi e ps tre partite qe po zhvasin kete vend , i mjeri polic e imjeri popull

    Përgjigju
  • Dea: 28/03/2019 12:26

    Kafsheri , servila te ndyre ,nuk dilni per hallet tuaja ne proteste por dilni per partite politike. Pika qe sju bie!

    Përgjigju
  • roni: 28/03/2019 12:26

    Sa keq qe na kane uhehequr keto plehra te shekullit.Mos o popull bojkotoj keto kafshe te egra e grabitqare.

    Përgjigju
  • toni: 28/03/2019 12:16

    bagetia e pd vjen me muziken e skenderbeut,dhe largohen si turqit

    Përgjigju
  • Ligj dhe Drejtesi: 28/03/2019 12:12

    Uuuu sa shum plote 500 protestues nga te cilet 100 ish deputet te vet zbythur deshtim total

    Përgjigju
  • Italia: 28/03/2019 11:39

    Po po nje her me 16 shkurt nje her me 16 mars tashti me 13 prill jeni bere si ata kalamajt e vegjel shtyne dhe ca nga qershori 2021 dhe ne te rrim rehat se na e shpifet me verte jeni bere bajat

    Përgjigju
  • Ilo: 28/03/2019 11:03

    Duan ti thone Perendimit qe Shqiperia eshte nje vend ne Kaos prandaj dru dy plehrave Balliu dhe Vokshi.

    Përgjigju
  • ---------: 28/03/2019 10:53

    DUKET SI MANIFESTIM GEY. MASHKUJ NE NJEREN ANE E MASHKUJ NE ANEN TJETER

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali