Sulmi me raketa në Poloni, presidenti polak: Të jemi të përgatitur edhe për incidente të tjera

Sulmi me raketa në Poloni, presidenti polak: Të jemi të përgatitur edhe për incidente të tjera

1668604078_Andrejz.PNG

Presidenti polak Andrzej Duda paralajmëroi se Poloni duhet të jetë e përgatitur për incidente të tjera ë ngjashme si sulmi me raketa që u regjistrua të martën.

Ai shtoi se qeveria do të marra masa që kjo mos të ndodhë por sipas tij është e pamundur të mbrohet vendi nga një incident i tillë.

“Fatkeqësisht, ne duhet të jemi të përgatitur për shkak të luftës Ukrainë-Rusi në kufijtë tanë,” tha Duda.

Dy raketa ruse goditën një fermë në Przewodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca.

Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Rusia nga ana e saj i ka mohuar akuzat duke i quajtur shpifje të Perëndimit ndërkohë parlamenti i Çekisë ka votuar një mocion që e shpall Rusinë shtet terrorist.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Kievi: Në mbrëmje rusët goditën Zaporizhzhian! Blinken: Rusia nuk mund të fitojë, të tërhiqet


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?