Sulmi me salcë, Spiropali: Vajza
si kamikaze, u përdor për show

Sulmi me salcë, Spiropali: Vajza<br />si kamikaze, u përdor për show
TIRANE - Elisa Spiropali, Sekretarja për Rininë në Partinë Socialiste, ishte ulur pranë Ministres së Arsimit në momentin kur studentja Mirela Ruko derdhi një shishe me salcë mbi zonjën Nikolla teksa ajo ishte e ulur në karrige.

Në një status në faqen e saj në "Facebook", Elisa Spiropali e cilëson veprimin e vajzës si dhunë të pastër, ndërsa thekson se “As në Kanun nuk lejohej t’i zije pritë një gruaje”.

Sipas Spiropalit, "vajza që qëlloi Linditën si një kamikaze që nuk i përket asnjë feje, asnjë krahine, asnjë ideje, po vetëm një celule që e përdori për show".

STATUSI I PLOTE I SPIROPALIT:
AS NE KANUN NUK LEJOHEJ T'I ZIJE PRITË NJË GRUAJE
Isha e pranishme dhe s'jam ndjerë kurrë më keq! Kjo nuk është as shaka, as protestë, po quhet dhunë. Nje dhunë e pashembullt prej njerezish të pabesë që zënë pritë dhe qëllojnë pas shpine, ndërkohe që as në Kanun nuk lejohej t'i bëje pritë një gruaje! Dhe nëse ajo vajza që qëlloi Linditën si një kamikaze që nuk i përket asnjë feje, asnjë krahine, asnjë ideje, po vetëm një celule që e përdori për shoë, mund të falet, se është një e mjerë që s'di se ç'bën, edhe më e pështirë është mbështetja që një burrë zamani, malësor antishtet, antiligj dhe antikanun, njëfarë Sali Berisha, i bën një pafytyrësie të tillë! Kjo është për fat të keq opozita që kemi, një çetë njerëzish të dëshpëruar që bëjnë gjëra të dëshpëruara!'


(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete