Sulmi me sëpatë në Gjermani
autori një 36-vjeçar nga Kosova

Sulmi me sëpatë në Gjermani<br />autori një 36-vjeçar nga Kosova
Policia gjermane konfirmon se personi që sulmoi 9 persona me një sëpate, është shqiptar nga Kosova por që jetonte në Wuppertal, të paktën kështu raportojnë mediat.

Nga të dhënat në faqen zyrtare të Policisë Gjermane, thuhet se autori  është një 36-vjeçar nga Kosova, i cili la të plagosur 9 persona të enjten mbrëma, në stacionin qendror të trenave në Dusseldorf të Gjermanisë.

"Të enjten mbrëma, një 36-vjeçar nga Kosova që jeton në Wuppetal, lëndoi disa persona me anë të një sëpate. Më pas ai iku nga stacioni duke kërcyer nga ura. Autori pësoi disa lëndime. Ai vuan nga sëmundje mendore”, shkruan policia gjermane në faqen e tyre.

Ndërkohë po hetohet nëse i riu ka lidhje me terrorizmin.

[gallery]21385[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit