Sulmi me thikë, kancelari gjerman: Vrasësi duhet të kapet shpejt! Gjermania e tronditur: Më thyhet zemra

Sulmi me thikë, kancelari gjerman: Vrasësi duhet të kapet shpejt! Gjermania e tronditur: Më thyhet zemra

 

Foto: Lule e qirinj ne vendin e viktimave

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur i tronditur për sulmin me thikë në Solingen dhe ka bërë thirrje që autori të dënohet “me ashpërsinë e plotë të ligjit”. 

Tre persona u vranë dhe të paktën 8 të tjerë u plagosën rëndë, pas sulmti me thikë në festimet e 650-vjetorit të qytetit të Solingenit, në Gjermaninë perëndimore

“Sulmi në Solingen është një ngjarje e tmerrshme që më ka tronditur shumë. Një vrasës vrau brutalisht disa njerëz" shkroi Scholz në X duke kwrkuar arrestimin dhe ndëshkimin e dorasit.

"Vrasësi duhet të kapet shpejt dhe të ndëshkohet me ashpërsinë më të plotë të ligjit”, kërkoi Scholz.

Ai bisedoi në telefon me kryebashkiakun e Solingenit, Tim Kurzbach.  

"Ne mbajmë zi për viktimat dhe qëndrojmë pranë të afërmve” shtoi politikani socialdemokrat, Scholz, duke i uruar shërim të shpejtë të plagosurve

Edhe presidenti, Frank-Walter Steinmeier shprehu tronditjen e tij. "Akti i tmerrshëm i Solingen më trondit, na trondit, ai trondit të gjithë vendin", shkroi presidenti gjerman në platformën X.

"Ne mbajmë zi për ata që humbën jetën dhe lutemi për të plagosurit, që me gjithë zemër iu uroj forcë e shërim të shpejtë." Steinmeier kërkoi të qëndrojmë të bashkuar kundër urrejtjes dhe dhunës.

Kryeministri landit Renani-Veriore Vestfali, Hendrik Wüst dhe kryetari i bashkisë së Solingen, Tim Kurzbach u shprehën mjaft të tronditur. "Ne të gjithë donim të festonim përvjetorin e qytetit tonë së bashku dhe tani duhet të mbajmë zi për vdekjet dhe të plagosurit. Më thyhet zemra që pati një sulm të tillë në qytetin tonë. Kam lot në sy, kur mendoj për ata që humbëm, lutem për të gjithë ata që ende po luftojnë për jetën e tyre”, shkroi Kurzbach në Facebook.

Edhe zëvendës kancelari Robert Habeck (Të Gjelbërit) e dënoi sulmin në një festival të qytetit në Solingen ku tre persona humbën jetën. Habeck tha të shtunën se "lajme të këqija, më të këqijat" kanë ardhur nga qyteti Solingen. "Dhuna ndaj njerëzve që thjesht donin të festonin me gëzim është thellësisht e dënueshme", tha Habeck dhe pret nga policia të bëjë gjithçka që mundet për të gjetur autorin sa më shpejt të jetë e mundur.


Lajmi kryesor:

Sulm me thikë në një festival në Gjermani, 3 të vdekur, 8 të plagosur! Arrestohet 15 vjeçari! Policia: Akt i mundshëm terrorizmi! Arma gjendet 200 metra më tutje


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Vrasja tek 'Astiri', 34 vjeçari u godit 4 herë me thikë! 2 herë në gjoks dhe 2 herë në këmbë

Vrasja tek 'Astiri', 34 vjeçari u godit 4 herë me thikë! 2 herë në gjoks dhe 2 herë në këmbë