Sulm me thikë në një festival në Gjermani, 3 të vdekur, 8 të plagosur! ISIS e merr përsipër: Hakmarrje për myslimanët e vrarë në Gaza

GJERMANIISIS ka marrë përsipër sulmin me thikë të ndodhur në një festival në qytetin perëndimor gjerman të Solingenit të premten, 23 gusht, pas orës 21:00. Në një deklaratë në Telegram shkruhet se ishte hakmarrje për myslimanët e vrarë në Gaza.

Një 15 vjeçar është arrestuar deri tani pasi akuzohet se kishte dijeni në lidhje me sulmin por nuk ka raportuar policinë. Ndërkohë në pranga ka rënë dhe një shtetas sirian gjatë një operacioni në një qendër të pritjes së refugjatëve e cila ndodhej afërsisht 300 metra nga vendi i sulmit.

Tre persona, mes tyre – 2 burra të moshës 67 dhe 56 vjeç dhe një grua po 56 vjeç humbën jetën, ndërsa 8 janë plagosur, mes tyre 4 janë në gjëndje të rëndë për jetën, tha policia.

Markus Caspers, prokuror nga zyra e prokurorisë publike në Dyseldorf, tha të shtunën pasdite në një konferencë se “terrorizmi” nuk mund të përjashtohet nga ky rast, sepse nuk ka motive të tjera dhe sepse viktimat nuk kishin lidhje mes vete.  Media gjermane Bild thotë se një burrë goditi rastësisht kalimtarët.

Qyteti industrial po festonte 650 vjetorin e themelimit. Policia gjermane konfirmoi sulmin, duke hipotezuar se nuk ishte një sulm i një personi me probleme mendore, por një sulm me gjasë terrorist.

Oficerët e mjekësisë ligjore ekzaminojnë vendin e krimit

Autoritetet e qytetit u kërkuan njerëzve të largoheshin nga zona e tregut Fronhof, pasi policia vendosi kordonë sigurie, pas sulmit rreth orës 22:00 me orën lokale. Ekipet e emergjencës në vendngjarje u panë duke trajtuar të plagosurit.

Policia vendosi më vonë 40 automjete taktike në ndjekjen e të dyshuarit për sulmin me thikë, sipas Bild. Automjetet u komanduan nga oficerët e Forcave Speciale. 

Sulmuesi dyshohet të ketë goditur viktimat me thikë në qafë, raportojnë mediat gjermane. Zëdhënësi i policisë Aleksandër Kresta u citua nga mediat gjermane të ketë thënë se "momentalisht po supozojmë se ishte një person" pasi biseduam me shumë dëshmitarë okularë.

Policia tha gjithashtu se ata "nuk kanë të dhëna për vendndodhjen e tij", as detaje rreth pamjes së tij. Solingen - një qytet në North Rheinland-Ëestphalia i famshëm për industrinë e tij të çelikut - ka rreth 160,000 banorë. Shtrihet rreth 15 milje (25 km) në lindje të Düsseldorf dhe në veri-lindje të Këlnit. 

Gjermania është e shqetësuar nga një rritje e sulmeve të dhunshme me thikë në vend dhe Faeser së fundmi propozoi ashpërsimin e ligjeve për armët. Ajo propozoi që të lejohet bartja në publik e thikave me teh deri në 6 centimetra të gjatë, në vend të thikave me teh 12 centimetra të gjatë që lejohet momentalisht.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:31
ISIS merr përsipër sulmin në Gjermani: Hakmarrje për vrasjen e myslimanëve në Gaza

Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin me thikë në qytetin gjerman të Solingenit ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën 8 të tjerë.

Policia ka ndaluar një adoleshent, i cili mund të jetë i lidhur me sulmin, por autori kryesor është ende në arrati, raporton Reuters.

Autori është cilësuar  si një “ushtar të Shtetit Islamik” nga grupi militant në një deklaratë e shpërndarë në Telegram: “Ai e kreu sulmin në shenjë hakmarrjeje për myslimanët në Palestinë dhe kudo”.

Ora 17:19
Sulmi me thikë, kancelari gjerman: Vrasësi duhet të kapet shpejt! Gjermania e tronditur: Më thyhet zemra

 

Foto: Lule e qirinj ne vendin e viktimave

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur i tronditur për sulmin me thikë në Solingen dhe ka bërë thirrje që autori të dënohet “me ashpërsinë e plotë të ligjit”. 

Tre persona u vranë dhe të paktën 8 të tjerë u plagosën rëndë, pas sulmti me thikë në festimet e 650-vjetorit të qytetit të Solingenit, në Gjermaninë perëndimore

“Sulmi në Solingen është një ngjarje e tmerrshme që më ka tronditur shumë. Një vrasës vrau brutalisht disa njerëz" shkroi Scholz në X duke kwrkuar arrestimin dhe ndëshkimin e dorasit.

"Vrasësi duhet të kapet shpejt dhe të ndëshkohet me ashpërsinë më të plotë të ligjit”, kërkoi Scholz.

Ai bisedoi në telefon me kryebashkiakun e Solingenit, Tim Kurzbach.  

"Ne mbajmë zi për viktimat dhe qëndrojmë pranë të afërmve” shtoi politikani socialdemokrat, Scholz, duke i uruar shërim të shpejtë të plagosurve

Edhe presidenti, Frank-Walter Steinmeier shprehu tronditjen e tij. "Akti i tmerrshëm i Solingen më trondit, na trondit, ai trondit të gjithë vendin", shkroi presidenti gjerman në platformën X.

"Ne mbajmë zi për ata që humbën jetën dhe lutemi për të plagosurit, që me gjithë zemër iu uroj forcë e shërim të shpejtë." Steinmeier kërkoi të qëndrojmë të bashkuar kundër urrejtjes dhe dhunës.

Kryeministri landit Renani-Veriore Vestfali, Hendrik Wüst dhe kryetari i bashkisë së Solingen, Tim Kurzbach u shprehën mjaft të tronditur. "Ne të gjithë donim të festonim përvjetorin e qytetit tonë së bashku dhe tani duhet të mbajmë zi për vdekjet dhe të plagosurit. Më thyhet zemra që pati një sulm të tillë në qytetin tonë. Kam lot në sy, kur mendoj për ata që humbëm, lutem për të gjithë ata që ende po luftojnë për jetën e tyre”, shkroi Kurzbach në Facebook.

Edhe zëvendës kancelari Robert Habeck (Të Gjelbërit) e dënoi sulmin në një festival të qytetit në Solingen ku tre persona humbën jetën. Habeck tha të shtunën se "lajme të këqija, më të këqijat" kanë ardhur nga qyteti Solingen. "Dhuna ndaj njerëzve që thjesht donin të festonin me gëzim është thellësisht e dënueshme", tha Habeck dhe pret nga policia të bëjë gjithçka që mundet për të gjetur autorin sa më shpejt të jetë e mundur.

Ora 12:29
Gjermani/ Momentet e para pas sulmit me thikë! Trupat e viktimave në tokë

 

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e para pas sulmit në Solingen të Gjermanisë, ku një burrë i armatosur me thikë sulmoi disa kalimtarë gjatë festimeve për 650 vjetorin e qytetit.

Në video shihen trupat e disa prej viktimave në tokë dhe policinë duke krehur rrugët e zonës.

Nga sulmi humbën jetën 3 persona ndërsa 8 të tjerë u plagosën.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 24/08/2024 20:31

    Ka ardhur ora qe vendet europiani tua rrujn mjekrat ketyre talebaneve dhe tua mbyllin xhamiat si cerdhe te terrorrizmit

    Përgjigju
  • Or tej: 24/08/2024 19:17

    Kam frike se edhe nje Hitler i ri nuk do ti bente me derman atij vend or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Bim: 24/08/2024 14:16

    Bionde me sy bojqiell vrasin tesh 500 vjet miliona njerez ne Afrike Azi e Palestine. Normalisht qe keto tre oersona nuk kane asnje faj por mos te harrojm se pseudo biondat e izraelit kan vrare 40.000 njerez me arme e mbeshtetjen e Gjermanise

    Përgjigju
    • Lindi: 24/08/2024 21:34

      Po të mos pranojë muslimanë ilegalë, Europa do jetë më e qetë dhe e shëndetshme.

    • Bim: 24/08/2024 20:09

      Nuk jam mysliman mor zoteri por njerezit si un mendojn se çdo jete vlen njesoj e nuk njerez te kategorise 1 e te kategorise 100

    • @BIM: 24/08/2024 16:35

      Me siguri qe Kafshet si puna jote nuk i ndihmojme dot as Islamin dhe as Vellezerit e tu palestineze.

  • John: 24/08/2024 09:19

    Me siguri autori do jete ndonje suedez bjond me sy bojeqielli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite