Trajneri i ekipit të Vllaznisë Ernest Gjoka ra pre e një sulmi, pasi debatoi fillimisht me autorin që ka ushtuar dhunë ndaj tij. Trajneri Gjoka ka marrë disa lëndime në kokë, por fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën. Ngjarja ndodhi në fushë sportive "Reshit Rusi" në qytetin e Shkodrës. Gjoka ka qenë në polici për të shpjeguar rrethanat e ngjarjes.
Report TV zbardhi dinamikën e ngjarjes
Një person fillimisht e goditi trajnerin Gjoka me grusht dhe pas goditjes së fortë tekniku u rrëzua në tokë. Më pas agresori tentoi ta qëllonte edhe me thikë trajnerin e Vllaznisë, por Gjoka reagoi duke e shtyrë me këmbë dhe shmangu goditjen. Për incidentin është vënë në dijeni edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Autori i sulmit është identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tij. Në momentin e agresionit, Gjoka ishte në shoqërinë e kapitenit të Vllaznisë Gilman Lika.
d.b/shqiptarja.com