Sulmi me thikë ndaj Gjokës, Shoqata e
Trajnerëve vërtetoi se është fantazmë

Sulmi me thikë ndaj Gjokës, Shoqata e<br />Trajnerëve vërtetoi se është fantazmë<br>
Kur Report TV publikoi për herë të parë faktin se shoqatat me të drejtë vote në Asamblenë Zgjedhore në FSHF ishin të paregjistruara, pati reagime duke dalë kundër termit “fantazmë” nga anëtarë të këtyre shoqatave. Ndër to, edhe shoqata e Trajnerëve, por që dje dhe sot e tregoi edhe “de fakto” se epitetin e mësipërm e ka të merituar.

Mos veprimi dhe qëndrimi në heshtje i kësaj shoqate, pas ngjarjes në Shkodër ku u tentua të goditej me thikë trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, tregon edhe një herë se ekzistenca e saj dhe “simotrave” të saj është thjesht një domosdoshmëri për të dalë në skenë në kohë zgjedhjesh. Me pak fjalë, një vegël për vota.

Një turp i madh për këtë shoqatë, e cila sot më shumë se kurrë duhet të tregonte se ekziston, por tregoi sërish se nuk ka lidhje me trajnerët, punën dhe sakrificat me të cilat ata përballen në përditshmërinë e tyre. Asnjë reagim, asnjë deklaratë për të mbështetur moralisht kolegun, trajnerin Ernest Gjoka që u sulmua në vendin e punës.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron