Ish-deputetja Albana Vokshi ka reaguar në emër të Partisë Demokratike në lidhje me sulmin me tritol në ndaj gazetarit Elidon Ndreka në Lezhë.
Albana Vokshi shkruan se PD shpreh shqetësim dhe se ky është sulmi i radhës ndaj lirisë së medias dhe kërkon zbardhjen e ngjarjes.
'Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë pas sulmit me tritol kundër gazetarit të News 24 në Lezhë, Elidon Ndreka. Atentati me tritol ndaj banesës së gazetarit është sulmi i radhës ndaj lirisë së medias. Si i tillë, ky është një akt i dënueshëm. PD kërkon zbardhjen sa më shpejt të kësaj ngjarje të rëndë', shkruan Vokshi.
Më tej Vokshi hedh akuza kundër Ramës për frymën dhunuese ndaj gazetarëve dhe rënien e Shqipërisë në Indeksin e Lirisë së Shtypit.
'Për frymën dhunuese ndaj gazetarëve, PD bën përgjegjës Edi Ramën, i cili me sulmet e përditshme ndaj mediave dhe gazetarëve kritikë frymëzon krimin dhe zyrtarët e korruptuar të ngrenë dorën kundër gazetarëve. Nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria ra 9 vende në Indeksin e Lirisë së Shqypit, duke u klasifikuar si vend problematik për lirinë e shtypit dhe sigurinë e gazetarëve. Pa gazetarë të lirë, nuk ka demokraci! Kush prek gazetarët, duhet të ndëshkohet!! Partia Demokratike është në krah të gazetarëve për të mbrojtur lirinë e fjalës, e kërcënuar sot më shumë se kurrë', shkruan Albana Vokshi.
Në portën e jashtme të shtëpisë së gazetarit Ndreka në orët e para të mëngjesit shpërtheu një sasi tritoli, duke shkaktuar panik tek familjarët. Në një deklaratë të dhënë për mediat, Elidon Ndreka u shpreh se nuk di ku ta vendosë gishtin, pasi nuk ka konflikte me askënd, por ka besim që ngjarja të zbardhet pasi autorët janë kapur nga kamerat.
er.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2507
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq shkakton aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, plagoset 1 person
29 Janar, 18:14
-
Lezhë/ Shiste kokainë dhe kanabis në qytet, ‘Holder’ prangos 32-vjeçarin e dyshuar! (EMRI)
29 Janar, 15:16
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Jo vetëm gjimnaz! ‘Harry Fultz’ nga shtatori me universitet amerikan! Rama ironi: Fondacioni shqiptaro-amerikan do mbulojë bursa, jo vetëm grabitje
29 Janar, 11:31
-
Shkodër/ Restaurohet ‘Ura e Mesit’ mbi lumin Kir, vepra e arkitekturës osmane kthehet në destinacion për turistë dhe vizitorë
29 Janar, 09:53
-
Marrëveshja/ Përfundon verifikimi i emigrantëve, 5 do kthehen në Itali! 44 dërgohen në kampin e Gjadrit (VIDEO)
29 Janar, 07:56
-
Gazeta greke 'Kathimerini': Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet, mbetet Ligji i Luftës dhe çështja e Çamërisë
28 Janar, 19:13
-
‘Do ta mbyllim TikTok, për momentin s'kemi zgjidhje tjetër‘, Rama: Kompanisë i parashtruam shqetësimet, kur të jenë gati do na sjellin propozime
28 Janar, 17:11
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Ish-Kinostudio shndërrohet në 'Tirana Training Center' me profesionistët e Hollywood-it, Rama: E paimagjinueshme më parë! Mundësi për Shqipërinë kreative
28 Janar, 11:45
-
Ishte shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet 23-vjeçari në pikën kufitare të Morinës
28 Janar, 11:11
Surrat petulla e fryre me silikon kercenimet qe i ka bere Presidenti gazetareve duke leshuar sinjale te koduara ja adreson Kryeministrit.Femer e qelbur .
PërgjigjuKjo fytyr *ytha albana vokshi me dy standarte. Kur ilir kak meta sulmoi gazdtarin Doçi kjo stha as një fjal. Kurse sot del e ja hedh faijn Ramës se Rama paska sulmuar gjoja këtë gazetarin e fytyr bythës thithlopës albana o Zot çfar mban korja e tokës thithlopa si kjo fytyr byth.
PërgjigjuTritoli eshte sport ekskluziv i shqup-it. Kete duhet t'a dije mire ky gazetari,per mua i panjohur. B*xhella vokshi rren vedin se mund te mashtroje njerezine. Kembes ti bini o babalet e vetdjegun,nga Edi Rama nuk ka e nuk do te kete dhunim te njerezve,ne Shqiperine tone. Dhuna eshte identiteti juaj autentik.