Tritol në derën e shtëpisë së gazetarit në Lezhë! Ndreka: S'di ku ta drejtoj gishtin! Tronditja ishte e madhe, vajza filloi të qante; Autori filmohet teksa zbret nga makina

Një shpërthim me tritol ka ndodhur pak pas mesnate, në shtëpinë e gazetarit të News 24 në Lezhë, Elidon Ndreka. Nga shpërthimi i ndodhur rreth orës 00:30, në fshatin Balldre, në pjesën e jashtme të hyrjes së shtëpisë, fatmirësisht ka vetëm dëmtime materiale në derën e madhe të oborrit. Kjo pasi lënda plasëse ka qenë në një sasi të vogël.

Gazetari gjatë një prononcimi në medie ka thënë se shpërthimi ka tronditur familjarët e tij. Në shtëpi ai ka qenë bashkëshorten, prrindërit në moshë të thyer dhe 2 vajzat e tij, të cilat kanë filluar të qajnë pas shpërthimit. Sa i përket dyshimeve mbi autorët ai ka thënë se nuk di ku të drejtojë gishtin, por dyshon se kjo ka të bëjë me profesionin. Ndreka beson se ngjarja do të zbardhet nga policia, pasi sipas tij autorët kanë lënë gjurmë.

Në lidhje me ngjarjen kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa ende nuk është përcaktuar sasia dhe lloji i lëndes plasese që ka shpërhyer. Sipas burimeve në zonë janë sekuestruar disa kamera sigurie të cilat mendohet se kanë filmuar një autoveture nga i cili ka dalë një përson dhe ka vendosur lëndën shpërthyese dhe është larguar, por deri më tani në lidhje me ngjarjen nuk ka asnjë përson të shoqëruar si të dyshuar.

Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të saj, identifikimin dhe për kapjen e autorit. "Më datë 30.10.2020, rreth orës 00:30, në fshatin Balldre , Lezhë, në pjesën e jashtme të hyrjes së  banesës së shtetasit E.N,  ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet  lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale", thotë policia.

Banesa dhe dera ku u vendos tritoli

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:47
Tritoli në shtëpinë e gazetarit, PD-ja e Lezhës: Shantazhi ndaj lirisë së medias është cënuar edhe nga situata politike

Partia Demokratike në Lezhë ka dënuar shpërthimin me tritol në shtëpinë e gazetarit të Neës 24 në Lezhë, Elidon Ndreka.

PD përmes një njoftimi e dënon këtë akt duke e quajtur kriminal. Sipas saj shantazhi ndaj lirisë së medias, fjalës së lirë dhe mbrojtjes së interesit qytetar është cënuar edhe nga situata politike, ku eksponentë të lidhur me botën e krimit kryejnë veprime të dënueshme.

"Partia Demokratike Lezhë dënon aktin kriminal të vendosjes së lëndës plasëse pranë banesës së gazetarit Elidon Ndreka. Shantazhi ndaj lirisë së medias, fjalës së lirë dhe mbrojtjes së interesit qytetar është  cënuar edhe nga situata politike, ku eksponentë të lidhur me botën e krimit kryejnë veprime të dënueshme.

Më tej PD i ka bërë thirrje publike Prokurorisë Lezhë dhe Policisë së Shtetit që të hetojnë ngjarjen dhe të vënë para përgjegjësisë autorët apo organizatorët.

"Një thirrje publike Prokurorisë Lezhë dhe Policisë së Shtetit që të hetojnë ngjarjen dhe të vënë para përgjegjësisë autorin/rët apo organizatorët .Kjo ngjarje e rëndë pason dhunën dhe shantazhin e vetë një shefi policie ndaj një tjetër gazetari  të Lezhës muaj më parë, ngjarje e ndodhur Shëngjin. Gjuha e dhunës dhe urrejtjes ndaj gazetarëve dhe medias ka marrë hov të turpshëm nga pushtetarë që nuk kanë më pushtetin e popullit", thotë PD.

Ora 09:02
I vunë tritol në derën e shtëpisë, flet gazetari Ndreka: Nuk di ku ta drejtoj gishtin! Tronditja ishte e madhe, vajza filloi të qante pas shpërthimit

Gazetari Elidon Ndreka teka ka folur në medie pas i vunë tritol në derën e shtëpisë. Ndreka ka thënë se nuk di ku të drejtojë gishtin për fajtorin por dyshon se kjo ka të bëjë me profesionin.

Ai shtoi se nga shpërthimi kanë pësuar një tronditje te madhe, pasi vajza e tij ka filluar të qajë në mesnatë

"Mbrëmë rreth orës 12 e 30 të mëmngjesit ka ndodhur një shpërthim poranë portës së banesës time. Një shpërthim tritoli sipas ekpsertëve të policisë. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale në portën e banesës. Nuk  di të drejtoj gishtin nga një person por shpresoj  që policia dhe drejtësia të zbardhe dhe të shkojë drejt zbardhjes. Dua të falenderoj policinë e cila u tregua mjaft e gatshme për të zbardhur ngjajren.

Prindërit janë në moshë janë të dy profesionist unë prej vitesh ushtroj profesionin e gazetarit e vetmja indidicie mund të jetë puna që bëj por sdi të drejtoj  gishtin pasi çdo ditë unë jam në terren. Kjo ngjarje është mjaft e rëndë dhe do të doja që çdo koleg ta mendojë si për vete, pasi në shtëpi jetoj me babin mamin bashkëhsorten dhe 2 vajzat.

Tronditja ishte e madhe vajza fillo të qante në mesnatë pasi shpërthimi ishte i rëndë. Ngjarje të tilla secili koleg që i sheh në banesën e tij do e kuptojë sa e rëndë është.

Kam besim të plotë që do të zbardhet në bazë të provave. Si në vendin e ngjarjes si dhe nga kamerat që ndodhen në shtëpinë time. Janë sekuestruar pamjet filmike dhe do gjendet. Ngjarje të tilla të japin kurajo për të vazhduar edhe më tej dhe do të vazhdoj", tha ai.

Ora 08:37
I vunë tritol në derën e jashtme, pamje nga shtëpia e gazetarit në Lezhë

Report Tv siguron pamjet e shpërthimt me tritol në shtëpinë  e gazetarit  Elidon Ndreka në Lezhë.

Siç duket nuk ka pasur dëme të mëdha materiale por vetëm dëmtim të derës së jashtme aty ku dhe është vënë lënda plasëse.

/er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 30/10/2020 16:52

    Je gazetar, mos u frikeso, dil dhe thuaj te verteten dhe perplasja ne surrat Kukumjackes Vokshi se ky akt kriminal qe te eshte bere nuk te ka ardhur nga zyra e Kryeministrit , por te ka ardhur nga zyra e presidences. Eshte ne nderin tend si gazetar te distancohesh nga deklarata e kesaj Kukumjacke , ndersa kjo Kukumjacka do te perballet ne gjygj me zyren e kryeministrit per shpifje dhe sic ka humbur gjygjet e meparshme ashtu do ta humbi edhe kete gjygj .

    Përgjigju
  • Pali: 30/10/2020 16:05

    Nuk i shahet nana kujt. Veq kaq desha me than

    Përgjigju
  • Deshira: 30/10/2020 14:05

    Desha te shkruaj dicka por e shoh qe nuk eshte e nevojshme se e paskan shkruajtur te tjere para meje

    Përgjigju
  • Alvanos: 30/10/2020 11:08

    Qenkeni te gjithe ekpserte azilantesh. Hallall, e qelbet mbare Europen. Sa per gazetarin, i marrshit te keqen.

    Përgjigju
  • Norge: 30/10/2020 10:05

    Hajde ktu ne norvegji se fillun me ti bo letrat gati

    Përgjigju
  • Kameramani: 30/10/2020 09:36

    E gezofsh azilin vella

    Përgjigju
  • drejtesia: 30/10/2020 09:14

    Ky duket qe ne surrat qe e ka saju gjithe historine per azil. -ca dallaveraxhinjsh

    Përgjigju
  • azili: 30/10/2020 09:08

    gati dokumentat per Azil edhe ky mo? Na e shpifet ju gazetaret sikur po luftoni me Toto Riinin e dime ca cakejsh jeni

    Përgjigju
    • Diktat: 30/10/2020 11:47

      Me vilên qé paska duket si "bllokmen" jo si gaxetar!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor