Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ngushëlluar përmes një letre kancelaren gjermane, Angela Merkel, për sulmin terrorist të një nate më parë në Berlin.
Në mesazhin e tij, Basha shkruan se atentati synonte të godiste Gjermaninë dhe rolin e saj lider në Europë.
"Me dhimbje dhe indinjatë mësova mbrëmë për sulmin terrorist në Berlin ku shumë njerëz u vranë e u plagosën rëndë.
Agresorët e shefat e tyre nuk synonin thjesht të vrisnin njerëz të rastësishëm në një treg Krishtlindjesh, por të godisnin Gjermaninë me rolin lider të saj në Europë e më gjerë, për mbrojtjen e vlerave dhe lirive tona.
Më lejoni që në emër te Partisë Demokratike të Shqipërisë t'ju shpreh Ju dhe popullit gjerman solidaritetin më të fuqishëm. Ndërsa lutemi për viktimat, ngushëllojmë familjet e tyre dhe jemi pranë të mbijetuarve", thuhet në letrën e kryetarit të PD drejtuar kancelares Merkel.

(Letra e Bashës drejtuar Angela Merkel)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com