Autori i dytë i vrasjeve në kishën Saint-Etienne-de-Rouvay të Francës është një 20 vjeçar i cili po ashtu ka qënë i skeduar nga policia franceze.

20 vjeçari me inicialet A.M.P ishte i shënjestruar me siglën S çka nënkupton një person me rrezikshmëri për tu radikalizuar.

Ndërsa priten edhe të dhënat që do të nxirren nga testi i ADN-së.

Ndërkohë Franca ka mobilizuar rreth 23.500 agjentë mes tyre policë, xhandarë, ushtarë dhe rezervistë për të mbrojtur vendin nga kërcënimi terrorist, i cili ndodhet në nivelin më të lartë të rregjistruar ndonjëherë. Lajmi u konfirmua nga ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeneuve.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com