Pas 3 viktimave Dijamant Zabergja, Sabina Sulaj, Armela Segashi nga sulmi në Mynih të Gjermanisë kanë mbetur të plagosur një 44-vjeçare nga Kosova, Lumnije Azemi dhe adoleshenti Benet Adili nga Konçuli i Bujanocit.
Lajmi konfirmohet nga Ministria e Jashtme e Kosovës pas komunikimit me autoritetet gjermane.
Lumnije Azemi ka mbetur e plagosur nga sulmi ditën e djeshme në qendrën tregtare në Mynih nga i riu gjermano- iranian.
I plagosuri tjetër Benet Adili, sipas mediave në Bujanoc ai i është nënshtruar një operacioni në fyt, ndërsa mjekët gjermanë kanë siguruar se është jashtë rrezikut për jetën.
Benet Aili është 14 vjeç dhe jeton në Gjermani bashkë me familjen.
Në foto i plagosuri Benet Adili nga Bujanoci

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës
Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, është njoftuar zyrtarisht nga policia gjermane se dy nga nëntë viktimat e sulmit të djeshëm në Mynih, janë edhe të rinjtë kosovarë: Aremela Segashi, Dijamant Zabërgja si dhe shqiptarja Sabinë Sulaj e cila është në identifikim e sipër.Përfaqësuesit e policisë gjermane, përmes komunikimit zyrtar me autoritetet e shërbimit diplomatik dhe konsullor të Republikës së Kosovës në Mynih, kanë njoftuar se në mesin e të plagosurëve janë edhe tre shtetas tjerë sipas tyre aktualisht me status të panjohur të shtetësisë, Mirsad Jovanivic dhe Benet Adili, kurse Lumnije Azemi e datëlindjes 20.04.1972 është shtetase e Kosovës.
MPJ është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane për të siguruar më shumë informacione lidhur më shtetësinë e qytetarëve të lënduar.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com