Sulm shtazarak dhe akt të pabesë terrorist e ka cilësuar kreun i PD, Basha ngjarjen e përgjakshme që ndodhi mbrëmë në Francë ku mbetën të vdekur 84 persona, teksa po festohej dita kombëtare.
 
“Ngjarja shokuese në Nisë të Francës ku nga një sulm shtazarak kane mbetur mbi 80 të vdekur, ka sjellë trishtim e zemërim kudo në mbarë botën dhe në Shqipëri.

Dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të uroj nga zemra shërim të shpejtë të të plagosurve.

Akti i pabese terrorist, në orën që të rinj, fëmijë, burra e gra po festonin ditën kombëtare, ka lënduar gjithkënd por jam i bindur se Franca do te ringrihet me e fortë’.
 
Basha mbyllim mesazhin duke theksuar se “Ne jemi më të bashkuar se kurrë në luftën pa kompromis kundër cdo lloj ekstremizmi që merr jete te pafajshme”.​




d.b/shqiptarja.com