PARIS - Presidenti Francez Francois Hollande do të mbajë një mbledhje krize me kabinetin e ministrave mbi sigurinë kombëtare pas sulmeve terroriste të javës së fundit. Takimi do të ketë si fokus hetimet mbi sesi militantët ekstremistë, të njohur si eksponentë kriminalë nga autoritetet, mundën të organizonin sulme dhe pengmarrje në Paris.
Ministri i Brendshëm ka lajmëruar se vendi do të qëndrojë në gatishmëri të lartë dhe në javët e ardhshme, pas sulmit në zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo dhe vrasjeve të ndara të oficeres së policisë dhe pengjeve në supermarket, që lanë të vdekur 17 persona dhe plagosën 19 të tjerë.
Rreth 2 milionë persona marshuan të dielën në kryeqytetin Francez në shenjë solidariteti për viktimat dhe bashkimi ndërkombëtar kundër terrorizmit. Sipas qeverisë Franceze ky ishte marshimi më i madh i realizuar ndonjëherë, me pjesëmarrjen e 40 liderëve botërorë, të cilët lidhën duart me njëri-tjetrin në shenjë uniteti.
Presidenti Hollande do të mbledhë kabinetin qeveritar, përfshirë kryeministrin Manuel Valls dhe ministrin e brendshëm Bernard Cazeneuve, ashtu si dhe krerët e policisë dhe shërbimit të sigurisë.
Edhe në vende të tjera perëndimore është e njëjta situatë alarmi, ku në Londër, kryeministri David Kamerun po këshillohet me krerët e inteligjencës dhe zyrtarët e sigurisë mbi një përgjigje të Britanisë për sulmet në Francë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com