Sulmi ndaj A1 Report në
Lazarat në mediat ndërkombëtare

Sulmi ndaj A1 Report në<br />Lazarat në mediat ndërkombëtare
Sulmi ndaj ekipit të xhirimit të televizionit A1 Report gjatë operacionit të policisë në Lazarat është pasqyruar në të gjitha mediat ndërkombëtare. E para ka qenë “Washington Post” e cila ka përshkruar me detaje sulmin e bandave kriminale ndaj policisë dhe medias gjatë operacionit të së hënës.

Po ashtu edhe “The Guardian” përmend në raportim sulmin ndaj ekipit të televizionit të A1Report, i cili u grabit nga persona të armatosur që më pas i vunë flakën mjetit të tyre. Qindra policë të mbështetur nga automjete të blinduara mësynë fshatin në jug të Shqipërisë të hënën, por u pritën me plumba, predha, granata e madje edhe mortaja, shkruajnë mediat e huaja.

Edhe prestigjozja “Daily Mail” ka folur për fshatin jugor të Shqipërisë, si vendin më të madh prodhues të drogës në Ballkan.

Lajmi është raportuar edhe në Televizionin “New Delhi” në të cilin citohet deklarata e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri që u kërkoi banorëve të Lazaratit të distancohen nga elementët kriminalë.

Edhe mediat fqinje si “Corriere della Sera”, Agjensia e lajmeve “ANSA”, “Rai News” e të tjera kanë dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me fshatin që është bërë i njohur për publikun italian nëpërmjet shkrimeve dhe reportazheve në televizionet italiane. Ata janë ndalur edhe në vendosmërinë e forcave të policisë për t’iu bërë qëndresë sulmeve të bandave vendase.

Rai citon shifrat e Guardia di Finanza, të cilat flasin për mbi 900 tonë marijuanë të prodhuar vitin e kaluar vetëm në këtë fshat, që jo rrallë cilësohet si “mbretëria e drogës”.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Giro D'Italia' nis nga Shqipëria, Edi Rama: Njësoj si të kishim Cristiano Ronaldon mbi biçikletë

'Giro D'Italia' nis nga Shqipëria, Edi Rama: Njësoj si të kishim Cristiano Ronaldon mbi biçikletë