Sulmi ndaj A1 REPORT, PS: U cënua
media, dënojmë trafikantët e Lazaratit

Sulmi ndaj A1 REPORT, PS: U cënua<br />media, dënojmë trafikantët e Lazaratit
TIRANE - Sulmi me armë dhe dhuna fizike ndaj gazetarit Gerti Xhaja dhe grupit të xhirimit të televizonit A1 REPORT trafikantët e drogës në Lazarat është dënuar ashpër nga Nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza cënim të lirisë së medias si kurrë më parë në këto vite.
 
“Partia Socialiste, dënon ashpër aktin e rëndë kriminal të një grupi banorësh të këtij fshati të cilët kanë ndaluar, kanë marrë peng dhe kanë goditur nëpërmjet dhunës verbale dhe grykës së armëve, një grup gazetarësh të Televizionit A1 Report, që ndodheshin në Lazarat për të kryer misionin e tyre. Më pas, këta persona, kanë shkatërruar dhe i kanë vënë flakën mjetit me të cilin udhëtonin punonjësit e medias. Grupi i punonjësve të televizionit, ishte atje, në mes të ditës, në mes të fshatit dhe me një makinë me logo të dukshme të televizionit, për të ndjekur dhe pasqyruar operacionin e Policisë së Shtetit kundër mbjelljes, trafikut të drogës dhe personave me precedentë penalë në këtë zonë”, tha në një deklaratë nga selia e Partisë Socialiste, deputeti Alfred Peza.

Deklarata e plote e deputetit socialist Afred Peza
Lazarati është bërë sot jo vetëm një çështje e shoqërisë shqiptare, Policisë së Shtetit dhe drejtësisë, por edhe kufiri ndarës i së drejtës universale për lirinë e informimit.
Liria e medias, ruajtja e jetës dhe integriteti profesional i gazetarëve, është një nga fitoret më të mëdha të pluralizmit të vështirë post komunist në Shqipëri.
Media dhe gazetarët po fitojnë dhe po zgjerojnë çdo ditë e më shumë, gradët e tyre të lirisë në raport me qeverinë, shtetin dhe të gjitha pushtetet.
Por, kjo liri sot është cenuar seriozisht, si kurrë më parë në këto vite lirie, në Lazarat.

Partia Socialiste, dënon ashpër aktin e rëndë kriminal të një grupi banorësh të këtij fshati të cilët kanë ndaluar, kanë marrë peng dhe kanë goditur nëpërmjet dhunës verbale dhe grykës së armëve, një grup gazetarësh të Televizionit A1 Report, që ndodheshin në Lazarat për të kryer misionin e tyre. Më pas, këta persona, kanë shkatërruar dhe i kanë vënë flakën mjetit me të cilin udhëtonin punonjësit e medias.
Grupi i punonjësve të televizionit, ishte atje, në mes të ditës, në mes të fshatit dhe me një makinë me logo të dukshme të televizionit, për të ndjekur dhe pasqyruar operacionin e Policisë së Shtetit kundër mbjelljes, trafikut të drogës dhe personave me precedentë penalë në këtë zonë.

Partia Socialiste, përshëndet dhe falënderon të gjithë atabanorë të fshatit Lazarat që u distancuan nga kjo ngjarje e rëndë, duke shkëputur nga thonjtë e kriminelëve punonjësit e televizionit A1 Report duke garantuar paprekshmërinë e jetës së tyre dhe shenjtërinë e profesionit të gazetarit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Interi në emergjencë totale, Simone Inzaghi: Nuk kam katër mbrojtës

Interi në emergjencë totale, Simone Inzaghi: Nuk kam katër mbrojtës