Sulmi ndaj A1Report, Basha: E
dënojmë. Tahiri: Autorët, para ligjit

Sulmi ndaj A1Report, Basha: E<br />dënojmë. Tahiri: Autorët, para ligjit
Gazetari Gerti Xhaja është kontaktuar nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Kreu i PD, Lulzim Basha të cilët kanë dënuar ngjarjen ku grupi i xhirimit i A1 Report u sulmua me armë në Lazarat. Autorët e kësaj ngjarje më pas dhunuan verbalisht dhe fizikisht anëtarët e stafit të A1 Report. Pas sulmit ata dogjën makinën me logon e A1 Report.

Basha: Dënojmë sulmin ndaj grupit të A1Report
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një telefonatë mbështetëse për grupin e xhirimit të A1Report që u sulmua ditën e djeshme në Lazarat.
 
Basha i ka telefonuar gazetarit Gerti Xhaja për ngjarjen duke i shprehur vlerësimin për misionin e gazetarëve në pasqyrimin e ngjarjeve.
 
Basha i ka thënë gazetarit Xhaja se “dënojmë sulmin ndaj grupit të A1Report”- duke i shprehur keqardhjen për ngjarjen dhe mbështetjen e plote për gazetarët.

Tahiri: Autorët së shpejti do të dalin para ligjit
Një ditë më parë, gazetari Gerti Xhaja është telefonuar edhe nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duke i shprehu mbështetjen për grupin e xhirimit.
 
Tahiri i ka dhënë mbështetjen e plotë gazetarit Xhaja se “Autorët së shpejti do të dalin para ligjit”-ka thënë ai duke shprehur vendosmërinë për të vendosur ligjshmërinë dhe sigurinë në Lazarat.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Giro D'Italia' nis nga Shqipëria, Edi Rama: Njësoj si të kishim Cristiano Ronaldon mbi biçikletë

'Giro D'Italia' nis nga Shqipëria, Edi Rama: Njësoj si të kishim Cristiano Ronaldon mbi biçikletë