Sulmi ndaj amb. së SHBA në
Ankara, Tirana zyrtare e dënon

Sulmi ndaj amb. së SHBA në <br />Ankara, Tirana zyrtare e dënon
TIRANE - Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar aktin terrorist të ndodhur në ambasadën e SHBA-së në Ankara prej të cilit humbën jetën punonjës të ambasadës dhe një qytetar si dhe shpreh solidaritetin e saj në këtë moment të vështirë.

Përmes një deklarata për mediat Ministria e Punëve të Jashtme shpreh ngushëllimet e saj qeverive të Turqisë e SHBA-së dhe familjeve të viktimave në këtë moment të vështirë. Gjithashtu MPJ siguron edhe një herë angazhimin e saj në luftën kundër terrorizmit, si një sfidë e përbashkët e për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë.

RAMA: SULMI, LUFTE E DESHPERUAR E FORCAVE TE ERRESIRES
Më herët edhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në lidhje me këtë sulm. Në një postim në rrjetin social Twitter, Rama u shpreh se “Sulmi mbi ambasadën amerikane në Ankara është vazhdë e një lufte të dëshpëruar të forcave të errësirës kundër forcës simbol të botës demokratike”.

Më tej Rama theksoi se Shqipëria ka qenë është e do të mbetet solidare me SHBA në çdo front të kësaj lufte të vështirë, por të pashpresë për forcat e errësirës”

PDIU: TE PIKELLUAR, SHPREHIM SOLIDARITET
Sulmin ndaj ambasadës së SHBA-së e ka dënuar edhe Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet. Përmes një njoftimi për media PDIU shprehu ngushëllimet familjarëve.

“Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet dënon ashpër sulmin e ndërmarrë ndaj ambasadës Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të dy viktimave dhe të të lënduarve. Duke qenë se ky atentat prek dy shtetet mik më të afërt dhe aleatët më besnikë të Shqipërisë, SHBA-në dhe Turqinë, ne ndihemi veçanërisht të pikëlluar për këtë atentat dhe shprehim solidaritetin tonë të palëkundur ndaj tyre. Në këtë rast ne konfirmojmë që do qëndrojmë gjithmonë përkrah këtyre shteteve në luftën kundër terrorizmit dhe i gjithë kombi shqiptar do të japë kontributin maksimal në çdo front të kësaj lufte”, thuhet në njoftimin e PDIU-së.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë