TIRANE - Vetëm pak orë nga sulmi në Ambasadën Amerikane në Ankara rriten masat e sigurisë në rrugën e Elbasanit ku ndodhet Ambasada amerikane e akredituar në Tiranë.
Forca Speciale dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë janë pozicionuar në rrugën e Elbasanit dhe sëbashku me policinë e komisariatit numër një janë duke mbajtur në vëzhgim çdo element apo lëvizje të dyshimtë në zonë.
Masat janë marrë në koordinim me stafin e sigurisë në ambasadën amerikane dhe pritet të qëndrojnë aty deri në një urdhër të dytë.
Ambasada e SHBA-ve në Ankara u sulmua në portën e dytë hyrëse të saj, ndërsa është konfirmuar deri tani vdekja e rojës së sigurisë, dhe e një personi tjetër ende të paidentifikuar nga mediat vendase.
Hetimet janë duke vazhduar ndërsa një ndër pistat është edhe ajo e një sulmi terrorist.
Aktualisht stafi i ambasadës vazhdon punën ndërsa vetë ambasadori Arvizu ka ndjekur paraditen e sotme një aktivitet në prokurorinë e Tiranës të organizuar nga ambasada amerikane për luftën ndaj korrupsionit në gjyqësorë dhe në radhët e politikës.

(Në foto, forcat e policisë para ambasadës SHBA)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com