Sulmi ndaj gazetarëve,Paloka:
Ja cili ishte qëllimi i Ramës

Sulmi ndaj gazetarëve,Paloka:<br />Ja cili ishte qëllimi i Ramës<br>
Nënkryetari i Parlamentit, Edi Paloka, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama pas fyerve që ky i fundit adresoi ndaj gazetarëve. Paloka ‘zbulon’ qëllimin e këtij skandali, që sipas tij, ishte mbulimi apo lënia në hije e skandalit të vërtetë, faktit që mazhoranca votoi për imunitetin e krimit dhe mafies në Shqipëri.

Përmes një statusi në ‘facebook’, deputeti i PD shkruan se Rama i tregoi gjithë botës se në Shqipëri krimi jo vetëm nuk luftohet, por ka imunitet, dhe se krimi është vetë shteti. Më tej, deputeti i bën thirrje qytetarëve të mos bëjnë sehir, por të bashkohen në këtë betejë të egër për t’i dhënë fund të keqes.

Postimi i Palokës:
Rama u perpoq te terheq vemendjen sot nga skandali i vertete, duke sajuar me vetedije nje skandal tjeter me gazetaret. Duke sulmuar e fyer gazetaret( jo per here te pare) Rama tregoi se nuk eshte aspak ndryshe gerxhove qe dergoi dhe nderseu kunder gazetareve perpara kryesise se Kuvendit. Po ky nuk ishte qellimi ne vetvete i aktit te tij.

Qellimi i skandalit me gazetaret ishte mbulimi , apo lenia ne hije e skandalit te vertete; faktit qe sot Parlamenti , maxhoranca e Rames, votoi per imunitetin e krimit dhe mafies ne Shqiperi.

Ne, opozita ,shpesh kemi akuzuar se Rama e ka kthyer Shqiperine ne Kolumbi. Ne fakt ne Kolumbi vertete krimi u fuqizua aq shume sa narkotrafikantet i hapen lufte shtetit, por shteti u perball me krimin dhe per kete Presidenti i Kolumbise u nderua dhe me cmimin Nobel.

Ndersa ne Shqiperine e Rames dhe Tahirit, ne Shqiperine qe ata duan, eshte ndryshe. Sot Rama ju tregoi jo vetem shqiptareve por gjithe botes se ne Shqiperi krimi jo vetem nuk luftohet nga shteti por ka imunitet, se ne Shqiperi krimi eshte vete shteti. Do doja te thoja qe ky eshte fundi, fundi i tmerrshem, po per fat te keq nuk eshte keshtu. Ne se shqiptaret nuk reagojne tmerri do vazhdoje.

Une e di qe disa do te thone :“Cfare beni ju? C’ben opozita?” Po ne se mendojne se dyzete apo gjashtedhjete deputete te opozites do te bejne gjithshka, kjo eshte gabim. Sigurisht ne na takon te jemi ne krye te reagimit, ne krye te protestes, ne krye te revoltes. Por asnje qytetar ne kete perballje nuk mund te bej sehir. Kjo eshte nje beteje e eger dhe jo e lehte, prandaj kerkon te behemi te gjithe bashke. Vetem ashtu do ta mundim kete te keqe e do ti japim fund.

paloka fb

(Reagimi i Edi Palokës)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera