Teherani kërcënon me përdorimin e armëve që nuk janë përdorur kurrë më parë! Izraeli thirrje për sanksione ndaj programit të raketave të Iranit

Teherani kërcënon me përdorimin e armëve që nuk janë përdorur kurrë më parë! Izraeli thirrje për sanksione ndaj programit të raketave të Iranit

Izrael,pjese të raketave nga sulmi iranian

Izraeli bëri thirrje sot për sanksione të reja kundër Iranit si pjesë e përgjigjes ndaj një sulmi të paprecendetë ajror që Teherani dhe disa prej aleatëve të tij ndërmorën ndaj shtetit hebre natën mes 13 - 14 prillit 2024.

Ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz, shkruante në mediat sociale se ai kishte kontaktuar më shumë se 30 vende për të nxitur sanksione kundër programit të raketave të Iranit, si dhe për shpalljen e Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, një organizatë terroriste.

“Irani duhet të ndalet tani, para se të jetë tepër vonë”, shkroi ai.

Ndërkohë Abolfazl Amouei, një zëdhënës i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit iranian, i tha një stacioni lokal të lajmeve të hënën se Republika Islamike “do të përballet me çdo agresion izraelit dhe do t’i përgjigjet atij”.

“Ne jemi gati të përdorim armë që nuk i kemi përdorur më parëNe kemi plane për të gjithë skenarët dhe u bëjmë thirrje sionistëve të veprojnë në mënyrë racionale”, theksoi zyrtari për Al-Mayadeen News, sipas “Economic Times”

Ndërkohë Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian siguroi Kinën se nuk do të përshkallëzojnë më tej situatën në Lindjen e Mesme. Ai zhvilloi një telefonatë me homologun kinez, Wang Yi pas sulmit që Irani ndërmori ndaj Izraelit. Ministri iranian tha se Teherani përsëriti se ishte "i gatshëm të tregonte përmbajtje" dhe “nuk ka ndërmend përshkallëzimin e mëtejshëm”.

Wang dënon sulmin izraelit, duke falënderuar Iranin që nuk synoi vendet fqinje ndërsa bombardonte Izraelin.

“Kina beson se Irani mund të menaxhojë mirë situatën dhe të shmangë përshkallëzimin e mëtejshëm në rajonin e Lindjes së Mesme duke ruajtur sovranitetin dhe dinjitetin e tij”, u shpreh ministri kinez.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të "mbetet i bashkuar" përballë "agresionit iranian, i cili kërcënon paqen botërore" . Nga ana tjetër shefi i Shtabit Ushtarak Herzi Halevi tha se Izraeli është duke i shqyrtuar hapat që do t’i ndërmarrë, por se sulmi i Iranit “do të marrë përgjigje”. Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në bazën ajrore Nevatim, për të cilën Izraeli tha se pësoi dëme të vogla gjatë sulmit iranian.

E teksa qeveria izraelite po shqyrton se si do t’i përgjigjet sulmeve të Iranit, Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Izraelit të tregojë vetëpërmbajtje dhe të shmangë përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Ne nuk duam përshkallëzim, por do të vazhdojmë të mbështesin mbrojtjen e Izraelit dhe do të vazhdojmë të mbrojmë personelin tonë në rajon”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken në nisje të një takimi me zëvendës kryeministrin e Irakut Mohammed Ali Tamim.

Po ashtu edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit Yoav Gallantme fokus pasojat e sulmit iranian. Austin "riafirmoi mbështetjen e vendosur të Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e Izraelit" dhe "ripohoi interesin e përbashkët të dy vendeve për stabilitetin rajonal".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:09
Izraeli sulmon Libanin Jugor, vritet një anëtar i Hezbollahu

 Ditën e sotme Izraeli ka sulmuar Libanin Jugor.

Si pasojë e tij mbeti i vrarë një përfaqësues ushtarak i Hezbollahut, i identifikuar si Abu Jaafar Baaz.

Sipas mediave të Bejrutit është raportuar se në shënjestër sulmi kishte makinën e viktimës. Ky i fundit ishte duke udhëtuar pranë Tiros, në qytetin Ayn Baal.

 

Ora 13:42
Ministri i jashtëm jordanez: Nuk do të pranojmë të bëhemi terren lufte

Ministri i jashtëm jordanez Ayman Safadi tha ditën e sotme në Berlin se ata nuk do të pranojnë që të bëhen terren lufte.

"Përshkallëzimi i vazhdueshëm është shumë i rrezikshëm për të gjithë ne ndaj nuk do të pranojmë ta bëjmë Jordaninë një terren të mëtejshëm lufte. Ne jemi për paqen dhe përshkallëzimi aktual është shumë i rrezikshëm për të gjithë ", thotë ai, duke nënvizuar se dërgon një mesazh shumë të qartë si për Iranin ashtu edhe për Izraelin.

Ora 11:22
Ministri i jashtëm izraelit: ‘Ndaloni Iranin para se të jetë vonë’

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, shpalli Revolucionin Islamik një organizatë terroriste.

Në një postim të publikuar në platformën X ai shkruan:

"Këtë mëngjes u dërgova letra 32 vendeve dhe fola me dhjetëra ministra të jashtëm dhe figura kryesore në mbarë botën duke bërë thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj projektit raketor të Iranit dhe që Garda Revolucionare të shpallet një organizatë terroriste për të frenuar dhe dobësuar Iranin. Irani duhet të ndalet tani, para se të jetë tepër vonë”, thekson Katz.

 

Ora 11:16
 Drejtori i përgjithshëm i IAEA: ‘Shqetësim për sulmet ndaj vendeve bërthamore’

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha se ishte "i shqetësuar" për mundësinë e një sulmi izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Ai shtoi gjithashtu se Irani mbylli objektet e tij bërthamore të dielën për "arsye sigurie" dhe se megjithëse ato u rihapën të hënën, u vendos që të mbahen larg inspektorët e IAEA ,"derisa të shohim se situata është plotësisht e qetë".

 Ndërsa u pyet për një sulm të mundshëm izraelit në objektet bërthamore iraniane, Grossi u përgjigj: "Ne jemi gjithmonë të shqetësuar për këtë mundësi" dhe u kërkoi palëve të sillen me "përmbajtje ekstreme".

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anonim: 16/04/2024 14:42

    Perpara se te merren masa per Iranin duhet te ndalohet kriminelet izraelit qe bo bejne genocid ne Gaza.

    Përgjigju
  • Bim: 16/04/2024 13:58

    Izraeli eshte nje shtet nazist qe duhet te zhduket nga kjo toke ose nqs do Amerika ose Gjermania tra jap nje cope toke dhe aty mund te ndertojn shteti e tyre

    Përgjigju
  • Turi: 16/04/2024 11:30

    Dhe kur godasin cifutet e kane fajin te tjeret ? Ky eshte skandal i paprecedente qe bota nuk denon izraelin qe goditi e para por Iranin qe u vetembrojt . Ka te drejte ai Putin qe po jua thyen brinjet ketyre pisave perendimore do zoti tjua nxjer themelin nje ore e me pare ketyre ndyresirave

    Përgjigju
    • Ergys: 16/04/2024 14:05

      O raki me emer njeriut,ka 6 muj rregullisht qe e sulmon Hezbollahu Izraelin me raketa perdite. Pak i vrau ne ambasade Izraeli,duhet tja u qije ropt cdo arabi ne ate vend e kte ta thote 1 musliman shkodran

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja