Sulmi ndaj Kryeministrisë/SHBA-BE-OSBE: Dhuna e papranueshme! Nxitësit do të mbajnë përgjegjësi

Ndërkombëtarët kanë reaguar njëzëri duke dënuar dhunën në protestën e opozitës. SHBA, BE dhe Ambasada e Britanisë së Madhe kanë dënuar me forcë sulmin kundër Kryeministrisë. E para që ka reaguar ka qenë Ambasada britanike në Tiranë ka kërkuar nga protestuesit që të shmangin dhunën dhe të protestojnë paqësisht. "Ne mbështesim protestën paqësore. Duhet të respektohet sundimi i ligjit. Protestë paqësore" shkruan ndër të tjera ambasadori britanik Duncan Norman.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:11
Protesta e opozitës/ OSBE: Ata që nxitën dhunën do të mbajnë përgjegjësi

Edhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka dënuar dhunën në protestën e opozitës. OSBE thekson se nxitësit dhe autorët e dhunës do të mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme. "Prezenca e OSBE-së bën thirrje për përmbajtje nga çdo akt dhune i mëtejshëm kundër kryeministrisë dhe çdo lloj prone publike apo private. Përshkallëzimi i dhunës së rrugës sot përbën një shkelje të parimeve të protestës demokratike paqësore. Nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme. Ne do të vijojmë të mbështetim të gjitha aktet e protestës demokratike dhe paqësore, si pjesë e përkrahjes sonë të palëkundur për demokracinë në Shqipëri' thotë OSBE-ja.

 

 

Ora 13:16
SHBA dënon dhunën në protestën e opozitës

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka dënuar dhunën në protestën e opozitës ditën e sotme. "Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë. Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive" deklaron ambasada e SHBA.

Ora 13:09
Dhuna në protestë/ BE: E papranueshme! Tregoni vetëpërmbajtje

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka dënuar dhunën në protestën e opozitës. "Ambasadat e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve Anëtare në Tiranë u bëjnë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje. Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Megjithatë, dëmtimi i pronës publike dhe përdorimi i dhunës nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të bëjnë çmos për të shmangur dhunën' deklaron ambasadori i BE-së në vendin tonë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 16/02/2019 16:05

    Nje urim Special nga te gjithe shqiptaret shkon per efektivat e Gardes te cilet me profesionalizem menaxxhuan perpjekjet e banditeve per te sulmuar godinen e qeverise JU LUMTE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion