Sulmi ndaj Papës, Ceka:
Denigron myslimanët
Egin Ceka është shumë aktiv në forume, sidomos të besimit islam. Në blogun “Naim Berisha”, që mund të lexohet në adresën naimberisha.blogspot.com/2009/01/papa-fjalt-dhe-qllimi.html, Ceka sulmon hapur qëndrimin e Papës Benedikti XVI që dy ditë më parë njoftoi dorëheqjen.
TIRANE - Egin Ceka është shumë aktiv në forume, sidomos të besimit islam. Në blogun “Naim Berisha”, që mund të lexohet në adresën naimberisha.blogspot.com/2009/01/papa-fjalt-dhe-qllimi.html, Ceka sulmon hapur qëndrimin e Papës Benedikti XVI që dy ditë më parë njoftoi dorëheqjen. “Bismilahi Rrahmani Rrahim” e nis ai analizën e publikuar në 1 janar 2009, me titull “Papa, fjalët dhe qëllimi”, por që daton vitin 2006. Aty gjen paragrafë të tillë si:
“Fjalët gjykohen sipas qëllimeve. Por cili ishte qëllimi i fjalëve të Jozef Racingerit alias Benedikti XVI gjatë leksionit të mbajtur në universitetin e Regensburgut/Bavari më 12 tetor në vendlindjen e vetë kryebariut të kishës katolike? Cilido të ketë qenë qëllimi i tij, fjalët e tij i kanë rënduar shumë tashmë marrëdhëniet e katolicizmit me botën muslimane. Fjalët e tij mbi Islamin dhe Profetin e Islamit, Muhamedin, e kanë vështirësuar bashkjetesën në paqe dhe kanë thelluar mosbesimin ndërmjet të krishterëve dhe muslimanëve në Evropë dhe kudo në botë. Nga situata e krijuar prej fjalëve ofenduese të Racingerit, në Perëndim kanë përfituar sidomos ata tifozë të tezës së përplasjes së qytetërimeve, të cilët propagandojnë se muslimanët janë një trup i paintegrueshëm në Evropë...
…Racingeri bëri një gabim të rëndë politik dhe me të e vuri veten e tij në një pozitë të vështirë. Ai nuk është keqkuptuar nga besimtarët muslimanë, siç nuk lodhen së përsërituri zëdhënësit e tij. Në qendër të fjalëve të tij qendronte teza se Islami paska një marrëdhënie të veçantë me arsyen, ose më saktë me mosarsyen, dhe me dhunën. Deklarata e Racingerit ishte e qartë. Ai e sheh dhunën jo vetëm si pjesë përbërëse të historisë dhe fesë islame, por si thelbësore dhe qenësore dhe si vullnet të përjetshëm të Profetit Muhamed, i cili paska përhapur fenë e tij me shpatë në dorë...
…Racingeri e ka këputur citatin e tij komplet nga konteksti historik. Kryqëzatat, të cilat në emër të krishtërimit kishin sjellë për tre shekuj vrasje dhe shkatërrim në botën muslimane dhe nuk ia lanë mangut as Kostantinopojës së krishterë, nuk u përmendën nga Racingeri me asnjë fjalë si keqpërdorim i pashembullt i fesë. Në të vërtetë koncepti i “luftës së shenjtë” e ka burimin tek koncepti i “luftës së drejtë” (bellum iustum).
Është absurde t’i faturosh botës muslimane, të kaluarës dhe të tashmes së saj, një kundërthënie me arsyen, duke patur parasysh kontributin që kjo botë ka dhënë për filozofinë, matematikën, mjekësinë, astronominë, gjeografinë etj. Problemet aktuale të botës muslimane nuk qendrojnë tek feja, por tek diktaturat të cilat i zotërojnë dhe ia frenojnë zhvillimin shpirtëror dhe material të shoqërive të tyre. Teza, sipas së cilës Islami qenka një fe iracionale, është vetë një tezë iracionale.
Plot shkrime të tjera për Konferencën Islamike dhe rolin e saj për njohjen e Kosovës, Egin Ceka i ka publikuar edhe te faqja online e muslimanëve ‘Zëri Islam”, siç mund të shihet në linkun zeriislam.com/artikulli.php?id=375. Apo shkrime të tjera te revista “Albislam”, ku jepet një recensë e një libri mbi islamin.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.6%
-
Jo
20.8%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2871
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15