Sulmi ndaj policisë maqedonase
shtohen forcat e sigurisë në Likovë
Në rajonin e komunës së Likovës situata aktualisht është e qetë, por me një prani të madhe policore. Incidenti i një dite më parë në zonën kufitare Maqedoni-Kosovë kur një grup i armatosur prej 40 personash mori nën kontroll postën kufitare policore në fshatin Goshincë ka shtuar tensionet dhe dyshimet për shkak të informacioneve kontradiktore.
Në rajonin e komunës së Likovës situata aktualisht është e qetë, por me një prani të madhe policore. Incidenti i një dite më parë në zonën kufitare Maqedoni-Kosovë kur një grup i armatosur prej 40 personash mori nën kontroll postën kufitare policore në fshatin Goshincë ka shtuar tensionet dhe dyshimet për shkak të informacioneve kontradiktore.
Policia deklaron se bëhet fjalë për një atak terrorist ndaj institucioneve të sigurisë dhe se po kërkojnë autorët e sulmit.
Organizata e vetëquajtur Ushtria Çlirimtare Kombëtare përmes një komunikate të shpërndarë në media mori përsipër kryerjen e këtij sulmi, por duke mos dhënë detaje dhe pa zbuluar identitetin e tyre. Ata e konsiderojnë veten si një grup kryengritës dhe në letër u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen me ta.
Dy partitë e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI kanë dhënë komente dhe vlerësime kontradiktore mbi incidentin. VMRO e quajti këtë akt sulm terrorist, ndërsa BDI thekson se ky akt dëmton situatën e shqiptarëve duke kërkuar sigurimin dhe izolimin e këtyre grupeve nëpërmjet aktiviteteve rajonale, duke nënkuptuar bashkëpunimin me Kosovën.
Partia opozitare maqedonase LSDM ka akuzuar se incidenti është skenar i pushtetit mbi nxitjen e mos-tolerancës etnike me qëllim shmangien e qeverisë nga përgjegjësia penale, pas aferës së përgjimeve për skandale korruptive dhe kriminale.
Njësitet speciale dhe forcat speciale policore po patrullojnë në një hapësirë me perimetër prej 15 kilometrash në këtë zonë që ndodhet disa kilometra nga kufiri me Kosovën.
Zona kufitare vazhdon të monitorohet edhe nga helikopterë të policisë, ndërsa nga orët e para të mëngjesit në terren janë edhe ekipet e
OSBE-së.
Mëngjesin e së martës një grup prej 40 personash të armatosur dhe të veshur me emblemën e UÇK-së sulmuan forcat maqedonase të Sigurisë në stacionin policor në fshatin Goshincë, në afërsi të kufirit me Kosovën. Sulmuesit mbajtën lidhur përreth një orë 4 policë maqedonas të cilët i çarmatosën.
Sipas zëdhënësit të policisë maqedonase, Ivo Kotevski, sulmuesit kanë komunikuar mes tyre në gjuhën shqipe dhe kanë hyrë nga Kosova.
“Personi, që ka udhëhequr grupin e armatosur, i është drejtuar në gjuhën shqipe policëve të lidhur, me këto fjalë: Ne jemi UÇK dhe porosisim të gjithë, se as Ahmeti dhe as Gruevski nuk do të mund t’iu shpëtojnë. Ne duam shtetin tonë dhe nuk duam Marrëveshjen e Ohrit. Nëse iu kapim përsëri këtu do t’iu eliminojmë”, tha Kotevski.
Por policia e Kosovës dje përgënjeshtroi këto pretendime duke thënë se asnjë person apo grup kriminal nuk ka kaluar kufirin për të sulmuar stacionin e policisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4345
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21