Sulmi ndaj policisë në Lazarat
Në protestë dhe gra me precedentë
 

Sulmi ndaj policisë në Lazarat<br />Në protestë dhe gra me precedentë<br /> 
GJIROKASTËR -  Gra me precendentë penalë për sulme ndaj policisë dhe nxënës të shkollave të Lazaratit të nxitur nga mësuesit dhe persona me precedentë kriminalë janë ata që kanë sulmuar dje policinë. Policia e Gjirokastrës në orët e mbrëmjes ka bërë të ditur se, ka shoqëruar 19 persona në komisariat mes tyre janë dy femra. Policia ka bërë të ditur se, e gjithë protesta e dhunshme ka qenë e nxitur dhe është duke u punuar për arrestimin e këtyre personave. Gjithashtu uniformat blu, kanë kërkuar që të verifikohet integriteti i mësuesve që janë në këto shkolla.

Si ndodhi sulmi
Ditën e djeshme rreth orës 13:30, rreth 50-60 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Lazarat, ku ndërmjet tyre ka pasur edhe nxënës të shkollës së mesme “Muhamet Gjollesha”. Ata kanë shkuar në qendër të fshatit dhe kanë filluar të gjuajnë me domate, vezë dhe më pas me gurë makinën e FNSH-së dhe punonjësit policisë të repartit të FNSH-së që bënin shërbim në qendër të Lazaratit. Menjëherë nxënësit kanë fyer dhe ofenduar punonjësit e policisë duke kërkuar që policia të largohet nga fshati.

Efektivët e FNSH-së nuk kanë reaguar por janë munduar ti qetësojnë nxënësit duke parë moshën e tyre. Në ndihmë të grupit të FNSH-së, kanë shkuar dy patrullat të Policisë Gjirokastër, shefi i Rendit she Shefi i Polisë Kriminale e forca të tjera. Në momentin që forcat e tjera të policisë kanë mbërritur në qendër të fshatit, nxënësit e shkollës së mesme ku ndërmjet tyre u futën edhe gra me precedentë kriminale që në vitin 1998 kanë gjuajtur me armë mbi policinë, si dhe familjarë të të arrestuarëve që kanë kundërshtuar me armë policinë gjatë operacionit antikanabis të zhvilluar gjatë muajit Qershor në Lazarat, kanë sulmuar me gurë forcat e policisë dhe automjetet e policisë. Si pasojë janë plagosur lehtë tre punonjës policie dhe janë dëmtuar dy automjete të policisë.

Soqërimi në hetime
Deri në mesnatë Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar 19 persona ndërmejt tyre dy femra dhe po punohet për shoqërimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Policia u ka bërë thirrje prindërve të nxënësve të përfshirë në këtë ngjarje që të mbajnë fëmijët nën kontroll dhe të distancohen nga këto veprimeve antiligjore, pasi persona me precedent kriminal që u është cënuar dhe goditur interesi dhe veprimtaria e tyre kriminale po i përdorin nxënësit për qëllimet e tyre kriminale. Policia ka bërë të ditur se, disponon informacione se disa prej mësuesve të kësaj shkolle janë nxitës të këtyre veprimeve.

“Garantojmë banorët e ndershëm të Lazarat se Policia do jetë përherë prezent në këtë fshat dhe në cdo cep të teritorit të vendit me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë dhe goditjen pa kompromis të veprimtarisë kriminale të cdo fushe e kudo që ajo do shfaqet”, thekson Policia e Gjirokastrës.
 
Versionet për ngjarjen

 
Lazaratasit akuzojnë policinë për neglizhencë
Pas sulmi mbi policinë ka pasur disa versione në lidhje me acarimin e kësaj situate. Faqja në rrjetin social Facebook “Fshati Lazarat Të gjithë e njohim” e cila moderohet nga Roland Bejko kreu i sapozgjedhur i PD-s në Lazarat, ka një version për ngjarjen. Sipas faqes, incidenti ka ndodhur pasi një gjimnazist me iniciale E. M., është diskriminuar nga uniformat blu. Sipas tyre, djali i ri ka shkuar tek policia dhe i ka kërkuar ndihmë sepse disa persona kishin grabitur motrën e tij. E ky version pak më vonë përdoret dhe nga Altin Goxahj, dhe ky i fundit i njohur për lidhjet e tij me ish- kryeministrin Sali Berisha dhe Partinë Demokratike duke e postuar versionin e Bejkos në Facebook-un e tij.

Një tjetër version ka qarkulluar nëpër rrjet, ka qenë dhe ai që një efektiv policie kishte ngacmuar një vajzë të fshatit dhe të rinjtë ishin mbledhur me qëllim që të protestonin kundër këtij veprimi. Ndërkohë zëvendës drejtori Altin Qato sqaron se situata është e qetë dhe gjithçka ka ndodhur pas një goditje të pajustifikuar të policëve në fshat ka persona me precedent penal që janë identifikuar. Versionet e bëra publike në Facebook dhe nga kreu i PD-së, Roland Bejko duket se por kërkojnë që të krijojnë një tension artificial midis lazaratasve dhe policisë. Gjatë ngjarjes policia nuk i është kundërpërgjigjur sulmit të të rinjve, por është tërhequr, thanë dëshmitarët. Burimet policore kanë pohuar se disa nga të rinjtë që kanë qëlluar me gurë policinë i kanë pasur fytyrat të mbuluara per t'i shpetuar identifikimit.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)    

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë