Sulmi ndaj SHBA dhe avokatia ndaj Albinit, të vetmet aksione opozitare para mandatit të tretë të Ramës

Sulmi ndaj SHBA dhe avokatia ndaj Albinit, të vetmet aksione opozitare para mandatit të tretë të Ramës

Albin Kurti, Çim Peka dhe Lulzim Basha

Edi Rama mbajti sot fjalën e mbylljes së mandatit të dytë qeverisës dhe për një javë shpall kabinetin e piketat e qeverisë së tretë të tij, në këtë rekord politik primar që ka vendosur në 30 vitet e fundit.

Një zhvillim natyrisht qëkrijon një mundësi të rëndësishme, të detyruar, por edhe të “artë” nga ana e opozitës, për të dalë në terren.

Jo thjesht për të kundërshtuar qeverinë e Edi Ramës për mandatin e dytë apo atë të tretë, por për të nxjerrë më në fund “mbi ujë” një vizion të ri të opozitës politike shqiptare.

Një vizion që nuk bazohen në sulmin e akuzat sa më të rënda e apokaliptike, ngaqë u panë se nuk pijnë ujë, por të të shpalosur argumentet dhe idetë e një grupimi politik që konkurron denjësisht për pushtetin politik, si qendror, por edhe vendor.

Fatkeqësisht, përveç një statusi të shplarë në stil të vjetër të Lulzim Bashës në rrjetet sociale, nuk ka një qëndrim politik dimensional. Por natyrisht edhe një lëvizje të fuqishme që qeverisë së Ramës, opozita t’i përgjigjet siç ndodh në Perëndim, me kabinet hije që janë gati për të bërë opozitën dhe kontrolluar pushtetin.

Është interesante, se qarqet politike e mediatike të opozitës, ata që lëvizen nga qendra të rëndësishme pushteti brenda saj, i kanë përqendruar energjitë dhe qasjet në dy drejtime krejt të çuditshme me logjikën e një përballje direkte politike në vend.

Një grup që është pranë Sali Berishës, ka intensifikuar sulmet e forta ndaj SHBA, e qeveritarëve më të lartë të saj. Ndërsa njëra media pranë Berishës e cilësonte Presidentin Joe Biden si “një tradhëtar”, një media tjetër e opozitës, sulmonte Departamentin e Shtetit pasi u përmend Lazarati në travel alertin e saj për këtë verë.

Ky grupim, duket se do ta vijojë edhe në të ardhmen këtë qasje antiamerikane, çka rrezikon të krijojë një “pol virtual anti-SHBA”, që dëmin e bën më shumë si imazh sesa si fakt konkret, pasi nuk ngjit në publik.

Në kohëra tensionesh, kur media pro ruse e serbe të citojnë këto shkrime nga “aleati më i fortë amerikan në Ballkan”, japin një sinjal të dëmshëm e të deformuar të opinionit publik në vend.

Kjo është aq e vërtetë, sa të vetmet qarqe në Ballkan që po sulmojnë SHBA për Afganistanin janë mediat ruse në gjuhën serbe dhe shtypi i Beogradit. Madje sot, këto media theksonin se tani ka rrezik që talebanët të tërhiqnin njohjen e Kosovës, sapo të konstituohet qeveria e re. Afganistani është nga ana protokollare, shteti i parë që njohu pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008.

Përveç qasjes anti-amerikane , një segment tjetër i opinionit publik opozitar, kryesisht ai grup që ka mbështetur LSI-në dhe Ilir Metën pak kohë më parë, tani po mbron fuqishëm Albin Kurtit, si për të krijuar një pol politik kundërshtar me Edi Ramën. Ky pol synon që të krijojë logjikën e një përplasje mes Ramës e Kurtit, për një vend në dominimin e politikës së shqiptarëve në rajon.

Sipas këtyre qarqeve, Rama është i frikësuar nga Albin Kurti sepse ai do të zgjidhë në fund çështjen e Kosovës, pra njohjen nga Serbia, e në këtë rast kryeministri i Shqipërisë do të ngelet “thatë”. Se pse i prish punë Shqipërisë që Kurti të mbyllë dialogun me Beogradin, kjo ka pak kuptim, po hajt…

Të dyja këto tema, nuk do të kishin asnjë problem nëse do të diskutoheshin si pjesë të firzamonikës së mendimit opozitar në opinion publik, që krijohen si plotësuese të qëndrimit primar të opozitës zyrtare.

Mirëpo bllokimi apo më mirë ngërçi i plotë i PD-së së Lulzim Bashës për të qenë protagoniste për “nyjet gordiane” që i takojnë asaj në radhë të parë t’i zgjidhë, por edhe ato që janë primare për vendin dhe debatin publik, ka sjellë që të dalin në pah pikërisht teoritë që vijnë nga qendra “periferike” po jo zyrtare të opozitës.

Në fakt aq “periferike” nuk janë pasi vijnë nga qarqet pranë Sali Berishës e Ilir Metës, por “shkretëtira politike” që vjen nga Basha e kthen vëmendjen tek fuqia e “kalorësve të vjetër” që qendrojnë anash “falangës ballore”.

Edhe zërat racionalë që debatojnë individualisht për çështjet e rëndësishme në vend që vijnë nga opozita, në vend që të përforcohen e mbështeten, o lihen në harresë apo deformohen.

Kështu ndodhi me Dritan Demiraj, i cili ishte zëri që u bë protagonist me diskutimin për çështjen afgane, duke sjellë në mënyrë profesionale njohuritë e tij të një terren që e ka shkelur me këmbë, e ka studiuar me hollësi dhe e ndan publikun. Po ç’bënë mediat opozitare, synuan ta keqpërdorin për një çështje krejt banale për të hapur një debat me Ramën. Ku në fakt, Demiraj, nuk bëri debat me njeri por solli një njohuri ku e ndjen veten më mirë se të tjerët, ku mjafton ta lexojnë e dëgjojnë për të krijuar një ide.

Pastaj janë edhe zërat që vijnë nga politikanë të PD-së që janë kritikë ndaj Bashës si Dritan Shano, Bardh Kadilli, të cilët gjithashtu kanë ofruar opinione e qasje për tu përballur me mazhorancën e Edi Ramës.

Sforcimi i PD për të mos i lënë këto zëra bio që të jenë pjesë e korpusit qëndror opozitar, çon më pas me modelin e shëmtuar të panelistëve të angazhuar që me nisjen e sezonit do të rikthejnë sërish “terrorin e orës 21” kur për disa muaj njerëzve u kishin rënë veshët rehat…/TemA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK