Sulmet ajrore të kryera nga SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe ndaj Sirisë janë “përkujtues i dhimbshëm” i bombardimit të NATO-s më 1999 ndaj ish-Jugosllavisë.
Kështu është shprehur presidenti serb, Aleksandar Vuçiç kur është pyetur mbi sulmet ajrore ndaj Sirisë.
“Për të gjithë ne që jemi mbi 18-19 vjeç, kjo fushatë e udhëhequr nga SHBA-ja është një përkujtues i dhimbshëm i periudhës që e kemi përjetuar”- ka thënë Vuçiç për televizionin publik serb.
Vuçiç iu referua sulmeve të NATO-s mbi caqet serbe gjatë luftës në Kosovë, sulme që zgjatën 78 ditë.
Ai tha më tej se Serbia është shtet i vogël dhe nuk do të ndërhyjë në ndonjë konflikt nëpër botë.
“Beogradi tani mund të mbështetet në politikën e neutralitetit ushtarak”- tha ai, duke shtuar se “të qenit në anën e vendit më të fuqishëm nuk do të thotë medoemos se je në anën e moralit dhe drejtësisë”.
-
Edhe te na prezantohesh me "katolik "nga PAPA ....ty edhe gjithe serbeve nuk ju shkon...Thirrini kujteses,beni analize, aty keni pergjigjen...Ne ,shqiptaret ketu na keni ...Hic merak....
Përgjigju -
Kur Flet edhe vuçiç per moral !!!!!!
Përgjigju







Komente
Komento