Sulmi në Ambasadën amerikane në Bagdad, personeli i sigurisë qëllon me plumba gome ndaj protestuesve (FOTO)

Sulmi në Ambasadën amerikane në Bagdad, personeli i sigurisë qëllon me plumba gome ndaj protestuesve (FOTO)

Personeli i sigurisë në ambasadën amerikane në Bagdad ka gjuajtur me gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj qindra protestuesve pasi demonstratat në kompleks hynë sot në ditën e dytë.

Protestuesit u panë duke provuar të ngjiteshin në muret e jashtme të ambasadës.

Ata gjithashtu kanë hedhur gurë në ndërtesë dhe janë përpjekur ti vënë zjarrin kabinave të  sigurisë në hyrjen kryesore të ambasadës.

Protestat nisën si përgjigje ndaj sulmeve ajrore amerikane ditën e djelë ndaj një grupi të milicisë të mbështetur nga Irani.

Të premten mbrëma, një sulm raketor në bazën amerikane në Kirk në Irak vrau një kontraktues amerikan. Në shenjë hakmarrjeje, aeroplanët amerikanë bombarduan bazat e brigadave të Hezbollahut të dielën në mbrëmje, një fraksion pro-iranian në Irak i akuzuar si përgjegjës për sulmin, duke vrarë të paktën 25 luftëtarë dhe duke ngjallur zemërim të përgjithshëm.

Dje, procesi i varrimit të 25 të vdekurve derivoj në një sulm ndaj ambasadës amerikane në Bagdad.

Aktualisht, rreth 5.000 ushtarë amerikanë janë vendosur në Irak. Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të dërgojnë një tjetër njësi me 750 ushtarë.

Lideri suprem i Iranit Ali Khamenei i është përgjigjur në Twitter akuzave të presidentit amerikan, Donald Trump, për përfshirjen e Iranit në sulmin ndaj ambasadës amerikane në Bagdad.

"Nëse dikush na kërcënon ne do të përballemi me të dhe do ta godasim”, - ka shkruar Khamenei

Kërcënimi i Khamenei vjen si përgjigje ndaj asaj të Trump i cili kishte postuar në Twitter: Irani do të mbajë plotësisht përgjegjësi për jetën e humburapo dëmtimet e pësuara në ndonjë nga objektet tona”.


Lajmi kryesor:

Irak, Trump kërcënon Iranin, Khamenei përgjigjet: Edhe ne do t'ju godasim, Pentagoni gati 4000 parashutistë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja