Kosovë - Gjykata në Kosovë dënoi me burg përjetë Blagoje Spasojeviç dhe Vladimir Tolliç dhe me 30 vite burgim Dusha Maksimoviç, të tre të përfshirë në sulmin terrorist të Banjskës, fundshtatorin e vitit 2023.
Në shpalljen e vendimit për ngjarjen ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i pranishëm ishte vetëm Dushan Maksimoviç. Gjyqtari Ngadhnjim Arrni tha se qëllimi i grupit të armatosur në Banjskë, ishte destabilizimi i strukturave themelore të Kosovës.
"Përmes planit të mirëorganizuar, kanë tentuar që të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Kosovës dhe këtë pjesë t’ia bashkojë Serbisë”, tha ai.
Pas shpalljes së aktgjykimit, prokurori special, Naim Abazi, i cili kishte kërkuar burg të përjetshëm për të tre, tha se vendimi është i mangët, pasi në të nuk është përfshirë pjesa tjetër e të akuzuarve, përfshirë Milan Radoiçiç.
Ai shtoi se Prokuroria po bën të gjitha përpjekjet që ata të sillen para drejtësisë, ndërsa avokati i familjes, Arianit Koci u shpreh se nuk ka drejtësi pa u dënuar organizatorët e vërtetë.
Në sallën e parlamentit ku këtë të premte zhvillohej një seancë, lajmi për vendimin u prit me duartrokitje nga deputetët.
Vendimi u prit mirë edhe nga zyrtarët e qeverisë së Kosovës. Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu tha se dënimi tregoi se sulmi ndaj Policisë së Kosovës, ndaj rendit kushtetues dhe ndaj sigurisë së vendit nuk do të mbetet pa ndëshkim.
Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla u shpreh se vendimi i gjykatës do të duhej të ishte dënim maksimal për të gjithë të përfshirët.
Milan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, raportohet se ndodhet në Beograd, ku gëzon përkrahjen e Serbisë pasi ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë.
Radoiçiç dhe 41 të dyshuar të tjerë akuzohen për terrorizëm, vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, financim terrorizmi dhe për pastrim parash.
Kosova e ka karakterizuar sulmin si akt terrorizmi dhe e ka akuzuar Serbinë për përfshirje, por Beogradi i ka hedhur poshtë pretendimet e autoriteteve në Prishtinë.
Akuza ndaj 45 individëve, u ngrit rreth një vit pas sulmit. Gjykata vendosi ta veçonte procedurën penale ndaj 3 të dënuarve të kësaj të premteje që ndodhen në paraburgim nga shtatori i 2023-tës, kurse për 42 të tjerë refuzoi kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për gjykim në mungesë.
Deputetët në Kuvendin e Kosovës kanë mirëpritur me duartrokitje vendimin e Gjykatës së Prishtinës që dënoi me burg përjetë Bllagoje Spasojeviçin dhe Vladimir Tolliçin dhe 30 vite vite burg për Dushan Maksimoviçin të akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë.
Pas duartrokitjeve Albulena Haxhiu shprehu mirënjohje për institucionet e Kosovës.
Megjithatë drejtësia për sulmin terrorist në Banjskë nuk përfundon këtu. Ajo përmbyllet vetëm kur të kryeterrorristi Milla Radoiçiç të transferohet në Kosovë bashkë me terrorristët e tjerë”, tha ajo.

Foto: Albulena Haxhiu
Ushtruesja e detyrës së presidentes, njëherësh kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, deklaroi sot se vendimi i sotëm për dënimin e tre prej të akuzuarve për sulmin në Banjskë në shtator të vitit 2023 është dëshmi se sulmi ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit nuk mbetet pa ndëshkim.
Megjithatë, Haxhiu shton se drejtësia për sulmin terrorist në Banjskë nuk përfundon këtu, por se do të përmbyllet vetëm kur të gjithë përgjegjësit në krye me Milan Radoiçiçin të dalin para drejtësisë.
“Me aktgjykimin e shpallur sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Blagoje Spasojeviç dhe Vladimir Toliç u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviç me 30 vjet burgim për sulmin terrorist në Banjskë. Sot foli rendi kushtetues i Kosovës të cilin rreshteri Afrim Bunjaku e mbrojti deri në fund.
Ky vendim është dëshmi se sulmi ndaj Policisë së Kosovës, ndaj rendit kushtetues dhe ndaj sigurisë së vendit tonë nuk do të mbetet pa ndëshkim.
Megjithatë, drejtësia për sulmin terrorist në Banjskë nuk përfundon këtu. Ajo përmbyllet vetëm kur të gjithë përgjegjësit në krye me terroristin Millan Radoiçiç të dalin para drejtësisë.
Lavdi Afrim Bunjakut, heroit tonë!”, shkruan Albulena Haxhiu në rrjetet sociale.
Komente









