Sulmi në Banjskë, Tabaku: Dialogu duhet rikthyer, por jo me të njëjtat mënyra e mjete si më parë

Sulmi në Banjskë, Tabaku: Dialogu duhet rikthyer, por jo me të njëjtat mënyra e mjete si më parë

Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për sulmin në Veri të Kosovë prej ku mbeti i vrarë polici kosovare, Afrim Bunjaku.

Për Tabakun, pamjet e mjeteve të armatosura që i afroheshin kufirit me Kosovën ishin pamje që evokonin kujtime të dhimbshme për dialogun, i cili sipas saj duhet të rikthehet por jo me të njëjtat mënyra e mjete si më parë.

“Java e kaluar ishte dramatike për Kosovën dhe rajonin. Përpjekja e vazhdueshme e qeverisë serbe dhe presidentit Vuçiç për të përdorur ngjarjet e tmerrshme në Kosovë dhe mbi të gjitha grupet kriminale që kanë pasur synim destabilizimin e një fiqnji na kujton hijet e të djeshmes. Hijet e një kohe ku këto ngjarje ishin benzina që I hidhej zjarrit dhe prej të cilit Ballkani është përcëlluar. Fryrja e këtij zjarri e kësaj retorike kur vendet janë të ulura në tryezën e bisedimeve, dhe përdorja e këtyre mjeteve është e papranueshme. Ka shkuar me kohë epoka kur me kërcënime mund të ketë shfajësim. Pamjet e mjeteve të armatosura që i afroheshin kufirit me Kosovën ishin pamje që evokonin kujtime të dhimbshme për dialogun, i cili sigurisht duhet të rikthehet por jo me të njëjtat mënyra e mjete si më parë.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • franc: 01/10/2023 15:19

    Balon TABAKE per cfar mjete dialogu flet se dialogu me fjale behet jo me grushta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë