Prokurorët federalë publikuan pamje që tregojnë momentin kur zyrtarët thonë se Cole Tomas Allen u përpoq të hynte me forcë në darkën e javës së kaluar të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë për të vrarë Donald Trump.

Sipas pamjeve, Allen duket teksa vëzhgon ambientin e hotelit një natë para darkës së së shtunës.

Gjatë orëve kur zhvillohej darka, dhjeëtra agjentë sigurie janë të mbledhur rreth një pike kontrolli në hotel. Një burrë me një pallto të gjatë të errët ecën nëpër korridor dhe zhduket në një derë.

Pamjet tregojnë Cole Allen i cili me vrap tenton të kalojë atë që duket të jetë një dedektor metali duke hapur zjarr ndaj një prej agjentëve dhe më pas të rrëzohet pasi qëllohet nga siguria.

Prokurorët pretenduan në një dokument ligjor se Allen udhëtoi me tren nga qyteti i tij i lindjes në jug të Kalifornisë, Torrance, në periferi të Los Anxhelosit, drejt Uashingtonit i armatosur me një shotgun (pushkë gjahu), një pistoletë kalibri 38 si dhe thika.

Cole Tomas Allen, 31 vjeç, akuzohet për tentativë vrasjeje të Presidentit të SHBA.