Sulmi në Francë: Nxënësit janë paguar 300 euro për ta identifikuar mësuesin (VIDEO)

 

Në një kohë kur e gjithë Franca ka reaguar ndaj vrasjes së mësuesit francez Samuel Patty, kanë ardhur edhe rezultatet e para të hetimeve. Dy nxënës  të mësuesit të ndjerë janë paguar për ta identifikuar Patyn, të cilit më pas i është prerë koka të premten.  Të mërkurën, prokurorët deklaruan se Anzorov, vrasësi i tij ka paguar dy nxënës rreth 300 euro për ta identifikuar mësuesin.

Vrasësi u ka thënë nxënësve se dëshiron “ta incizojë mësuesin dhe ta bëjë atë të kërkojë falje për prezantim të karikaturave të Profetit Muhamed”, ka thënë prokurori kundër terrorizmit, Jean-François Ricard në një konferencë për media.

Nxënësit e moshave 14 dhe 15-vjeçare, supozohet se e kanë përshkruar Patyn dhe kanë qëndruar mbrapa sulmuesit për më shumë se dy orë jashtë shkollës, derisa është shfaqur mësuesi, ka thënë Richard.

Dy fëmijët, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë për arsye ligjore, janë dy prej shtatë personave që autoritetet franceze synojnë t’i gjykojnë për sulmin brutal.

 Ndërkohë që ditët e djeshme është mbajtur një ceremoni në nderim të mësuesit të vrarë në qendër të Parisit, pjesë e së cilës ishin edhe liderët kryesorë të vendit.

 "Ai u vra pikërisht sepse ai mbrojti Republikën, ai u vra sepse islamikët duan të ardhmen tonë. Ata e dinë se me heronj të heshtur  si ai, ata kurrë nuk do ta kenë atë.", është shprehur kështu presidenti francez Emmanuel Macron, duke shtuar se Franca nuk do të heqë dorë nga Liria e shprehjes dhe botimi i karikaturave.

Arkivoli u soll në ceremoni mbi supet e rojeve të nderit dhe nën tingujt e këngës "One" nga grupi rock U2.

Në krye të arkivolit të tij qëndron edhe titulli i nderit të vendit, titulli më i lartë në Francë.

Paty ishte vënë në shënjestër të kërcënimeve që kur ai tregoi karikaturat e Profetit Muhamed gjatë një ore  mësimi në 6 Tetor.

Mësuesi i historisë dhe gjeografisë i këshilloi studentët myslimanë të largoheshin nga dhoma nëse mendonin se mund të ofendoheshin.  Ai u vra të premten e kaluar nga një ekstremist ecën në mënyrë makabre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë