Gazetari nga Kosova Venhar Isufi foli në lidhje Skype për Report Tv ku dha më shumë detaje për Arlin Isain, sa i përket ngjarjes së rëndë në Zubin Potok. Një shpërthim me 16 kilogramë eksploziv synoi infrastrukturën kritike të Kosovës e cila furnizon me ujë dhe energji elektrike.
Isufi shprehet se kemi të bëjmë me një akt terrorist dhe policia e Kosovës së bashku me KFOR dhe EULEX janë në patrullim në veri për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës.
'Janë duke bërë punë të jashtëzakonshme në ruajtjen e sigurisë në afërsi të territorit në kufi. Në komunat veriore ka prezencë të policisë KFOR EULEX kujdesen që situata të mos eskalojë, është kryer një sulm, një akt terrorist në Ibër-Lepenc ku rrjedh ujë për përçimin e energjisë elektrike. Ka shkaktuar problem në depërtimin e ujit në blloqet elektrike. Por zonat do të kenë furnizimit me ujë por kohë pas kohe do ketë dhe kufizim. Është hedhur 16 kg eksploziv të vendosur në kanalin zyrtar. Janë vendosur disa tuba të ujit që e përçojnë më lehët ujin. Ka një dëm shumë të madh. Janë institucionet duke e sanuar. Situata vijon të jetë delikate. Para disa minutash Kurti me ministri ne brendshëm dhe drejtorin e policisë në vendngjarja. Kurti e potentoi si akt terrorist nga grupet kriminale të Serbisë. Të ngjashëm me sulmet e Rusisë me Ukrainën', thotë Isufi.
Ekspertët dyshojnë se shpërthimi është shkaktuar nga një mjet eksploziv i aktivizuar me digitron, një metodë e ngjashme me atë të përdorur në sulmin e 24 shtatorit. Zona ku uji është ndalur ka pësuar dëme të mëdha, me murin e kanalit tërësisht të demoluar.
'Ky është sulmi i tretë brenda 3 4 ditësh. Dyshohet se është vendosur mjet me digitron. Muri aty ku është ndalur uji i demoluar nga shpërthimi. Ka qenë detonim i fuqishëm. Është punuar me ditë ndoshta. Ngjashëm u përdor edhe në sulmin e 24 shtatorit. Ata e kanë përdorur këtë mundësi për të krijuar këtë problem. Po punojnë çdo ditë që të krijohen veprime të tilla. U vendosën dhe afishe që para krishtlindjeve do jemi aty. Para dy ditësh e pamë sulmin në Zveçan me granatë dore. Edhe Kurti tha se nuk mund të rrimë të zmbrapsur pasi mund të ketë sulme të tjera. Policia e Kosovës po bëjnë një punë të jashtëzakonshme', shton gazetari.
Sipas Isufit grupet kriminale që e kanë kryer mund të kenë pasur informacion lidhur me planet operative të policisë dhe kanë vendosur të kryejnë sulmin. Strategjia e grupeve kriminale duket se ka shfrytëzuar periudhat e ndjeshme operative, duke ndjekur lëvizjet e policisë dhe duke vepruar në mënyrë të sinkronizuar për të shmangur përplasjet e drejtpërdrejta me forcat e sigurisë.
'Nuk besoj se ka pasur neglizhencë. Janë raste të bllokuara dhe grupet veprojnë kur policia ka plane operative të tjera. Ndoshta dhe ja përcjell policia. Këto veprime janë bërë në ato kohëra kur edhe institucione të tjera kanë qenë duke kryer një aksion në lokacionet ku kanë pasur informacion', theksoi ai.