Sulmi në Izrael/ Ambasadori palestinez mbron sulmet: Njerëzit tanë po luftojnë për jetën e tyre

Sulmi në Izrael/ Ambasadori palestinez mbron sulmet: Njerëzit tanë po luftojnë për jetën e tyre

1696776660_husam.jpg

Ambasadori palestinez në Britaninë e Madhe, Husam Zomlot, ka dhënë një mesazh ndaj sulmeve të Hamasit që kanë lënë të vdekur deri në 600 izraelitë. Ai është pyetur nga televizioni Sky News, nëse i dënonte sulmet, Zomlot tha se ekzistonte një “fiksim për të dënuar dhe për të fajësuar viktimat”.

“Njerëzit tanë po luftojnë për jetën e tyre”, tha Zomlot.

Ai tha se dy milionë njerëz në Gaza janë marrë peng nga Izraeli në 16 vitet e fundit.

“Ne kemi të drejtë të themi mjaft", tha Zomlot.

Zomlot gjithashtu shtoi se 13 milionë palestinezë kanë qenë subjekt i “shtypjes sistematike” për më shumë se 100 vjet.


Lajmi kryesor:

Izraeli shpall gjendjen e luftës, e drejton Netanyahu! 700 të vrarë! SHBA i dërgon luftanije! Avionët bombardojnë Gazën, tanket në kufi! Amerikanë e gjermanë mes pengjeve të Hamasit


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Shumë turistë por pak hotele, Zak Topuzi: Shqipëria ka 2 herë më pak kapacitete akomoduese se Mali i Zi

Shumë turistë por pak hotele, Zak Topuzi: Shqipëria ka 2 herë më pak kapacitete akomoduese se Mali i Zi