Lufta Izrael-Palestinë, Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Anuloni udhëtimet! Ja si të veprojnë ata që duan të largohen

Lufta Izrael-Palestinë, Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Anuloni udhëtimet! Ja si të veprojnë ata që duan të largohen

Sulmi me raketa në Izrael

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë, punojnë apo studiojnë në Izrael, ku prej dy ditwsh vazhdojnw luftime mes Izraelit dhe grupit të Hamas.

 “Nisur nga situata në Izrael ju bëj me dije se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme që prej ditës së djeshme është në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë (punojnë/studiojnë) atje. Në funksion të sigurisë së qytetarëve tanë lutem publikimim sa më parë të informacionit si më poshtë:

Njoftim i rëndësishëm

Për shkak të situatës së jashtëzakonshme në Izrael, informojmë qytetarët shqiptarë si në vijim:

Aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion  ( https://ëëë.iaa.gov.il/en/) është i hapur.

Qytetarët shqiptarë që kanë nevojë për informacion për largimin nga Izraeli të  kontaktojnë  në nr.ëhats app:

+972 54-904-2813 ose

në adresën e emailit: [email protected]

Për arsye sigurie, këshillohet të mos ndërmerrni udhëtime drejt Izraelit, edhe nëse kishit planifikuar udhëtime drejt këtij shtetit.

Rregullat e sigurisë që duhet të ndjekin qytetarët gjatë lëvizjeve, i gjeni në linkun e Home Command”, njofton Ministria e Jashtme.

M.T/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?