VIDEO/ Sulmi në Izrael, momenti kur të riut i marrin peng vëllain dhe partneren para syve të tij! Thirrjet dëshpëruese të Noas, dhe pengjeve

 

Teksa luftimet në jug të Izraelit vazhdojnë edhe ditën e sotme, video dhe momente të tmerrshme nga pengmarrjet e civilëve janë publikuar.

Së fundmi në një video duket një i ri, i cili është rrethuar nga militantët e Hamasit teksa këta të fundit i marrin me forcë vëllain dhe partneren e tij.

Në pamjet e publikuara duket teksa ata largohen në një motor, ndërsa i riu mbetet mbrapa duke i parë.

I tronditur nga rrëmbimi i vëllait dhe partneres së tij, i riu thotë se nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur me ta.

"Vëllai im, i cili është një djalë i madh, dy metra, që stërvitet katër herë në javë u mor me forcë nga  katër ose pesë burra dhe thjesht i çuan drejt Rripit, mendoj", u shpreh i riu.

“Janë dhjetëra të zhdukur dhe për momentin nuk ka asnjë agjenci qeveritare nga vendi, asnjë zyrtar që e koordinon këtë. Janë dhjetëra në mos qindra njerëz që mungojnë”, shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Izraeli shpall gjendjen e luftës, e drejton Netanyahu! 700 të vrarë! SHBA i dërgon luftanije! Avionët bombardojnë Gazën, tanket në kufi! Amerikanë e gjermanë mes pengjeve të Hamasit


M.T/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Thoma Gëllçi: Shqiptarë, zgjidhni dhe votoni!

Thoma Gëllçi: Shqiptarë, zgjidhni dhe votoni!